NË PRIZREN
Mobilizohen për fitore
26 February, 2020 @14:59
Liria që nuk e nisi mirë pjesën pranverore të stinorit, duke u mposhtur nga KEK-u si mysafir 1-0 në fundjavën që e lamë pas, duket se është mobiliuar për tu këndellur në vikendin vijues.
Së paku, kështu kanë njoftuar nga klubi prizrenas, duke bërë të ditur se ekipi po punon në “sanimin e defekteve”.
“Gjatë gjithë kohës jemi duke punuar, por edhe në ditët në vazhdim do të punojmë në sanimin e defekteve. Kemi ende problem me gripin, por shumica e lojtarëve janë shëruar. Deri në fund të javës pres mobilizim të shtuar për të arritur te trepikëshi, pasi synimi ynë i vetëm është ai,” është cituar të ketë thënë Skender Shengyli, trajner i ekipit, nga faqja zyrtare e klubit.
Liria këtë fundjavë pret Ulpianën në Përparim Thaqi në përballjen që nis prej orës 13:00 më 1 mars 2020.