Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

MIRRET VENDIMI

Disiplinorja shqipton dënimet për Canën, Morinën, Vulën…

Disiplinorja shqipton dënimet për Canën, Morinën, Vulën…


19 June, 2019 @11:59

Komisioni Disiplinor i FFK-së ka marrë vendimet pas rasteve të hapura në ndeshjet e barazhit të Superligës së Kosovës.

Ekipi i Vëllaznimit është dënuar me 1 mijë euro, njëjtë sikurse ai i Gjilanit, derisa dënime 3 deri në 6 mujore të mosushtrimit të detyrës në klub kanë marrë edhe Ahmet Morina, Blerim Vula e Agim Cana, zyrtarë të ekipit gjakovar.

Mëposhtë, Vendimi i KD-së:

V E N D I M E

AHMET MORINA; drejtor i KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të ID kartelës;  00794M70 në procedurë të pezullimit nga mbledhja e kaluar e komisionit disiplinor, për largim nga pankina – hapësira teknike (manifestim të sjelljeve jo korrekte dhe të gabuara; fyerje dhe sharje drejtuar gjyqtarëve dhe krerëve të FFK-së) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË, kategoria e seniorëve; TREPÇA ‘89 – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë; 01.06.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë, bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 5; DENOHET; me ndalesë të kryerjes së detyrave në klub në kohëzgjatje për; 3 (tre) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

BLERIM VULA; sekretar i KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të ID kartelës; 009784M53, në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit, për manifestim të sjelljeve josportive (pas përfundimit të ndeshjes futet në fushë, ofendon dhe fyen gjyqtaret e takimit dhe krerët e FFK-së) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË , kategoria e seniorëve; TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raporti i delegatit dhe zyrtarëve tjerë). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 40 paragrafi 1 pika 5; DENOHET ; me ndalesë  të kryerjes së detyrave në klub në kohëzgjatje për; 3 (tre) muaj për të gjitha ndeshjet zyrtare të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

AGIM CANA; kryetar i KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova,  në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për shkelje të kodit të etikës sportive, ku pas përfundimit të ndeshjes përcaktuese për IPKO-SUPERLIGË , kategoria e seniorëvë; TREPÇA ‘89 – VËLLAZNIMI, e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë, fton mediat në zhveshtoret e KF “Vëllaznimi“ nga Gjakova, prononcohet duke thënë deklarata ofenduese, fyese dhe të pa bazuara për futbollin e Kosovës, në prezencë të futbollistëve dhe mediave. Ky veprim i tillë  është në kundërshtim me kodin e etikës sportive. Bazuar në raportet zyrtare si dhe incizimet televizive, konform Rregullores disiplinore neni 59 paragrafi 1 pika 2 (shpifje dhe përhapje e të pavërtetave); DENOHET; me ndalesë të kryerjes së funksionit zyrtar në klub, në kohëzgjatje për; 6 (gjashtë) muaj për të gjitha ndeshjet e organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova në procedurë të hapur disiplinore nga ana e komisionit për sjellje të gabuara dhe jo korrekte nga ana e spektatorëve të klubit të tyre drejtuar ekipit kundërshtar dhe gjyqtarëve të takimit ( minutat; 16,63 – fyerje dhe ofendime drejtuar lojtarëve dhe ekipit kundërshtar , minuta 66 pati shfaqje të farkimeve në fushë kurse nga pjesa perëndimore hedhje të 3 shisheve pvc në fushë) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË, kategoria e senioprëve;  TREPÇA 89 – VËLLAZNIMI e zhvilluar me datë 01.06.2019 në stadiumin “Fadil Vokrri“ në Prishtinë (raportet e zyrtareve nga ndeshja e zhvilluar ). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2 ,  KF “Vëllaznimi“ nga Gjakova; DENOHET me të holla në shumë prej; 1000 euro (një mijë). Afati i pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është  15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm ( Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

KF “GJILANI“ nga Gjilani në procedurë të hapur nga ana e komisionit disiplinor, për sjellje të gabuara nga ana e spektatorëve të klubit të tyre (minutat; 84 dhe 85 pati ofendime dhe fyerje të organizuara në kor drejtua ekipit kundërshtar dhe lojtarit Alban Tusuni ) në ndeshjen përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË, kategoria e seniorëve ; GJILANI – BESA e zhvilluar me datë 31.05.2019 në stadiumin “ Fadil Vokrri “ në Prishtinë. (Raportet zyrtare nga ndeshja e zhvilluar). Bazuar në Rregulloren disiplinore neni 50 paragrafi 1 pika 3 dhe neni 10 paragrafi 1 pika 2,  KF “Gjilani“  nga Gjilani; DENOHET ; me të holla në shumë prej; 1000 euro (njëmijë). Afati pagimit të dënimit të shqiptuar në të holla është ; 15 ditë nga data kur vendimi bëhet i plotfuqishëm (Rregullorja disiplinore neni 11 paragrafi 1).

KF “BESA“ nga Peja për mosrespektim të marrëveshjes së nënshkruar në respektimin e afatit kohor ; 15 Maj 2019 ; klub-lojtarë dhe FFK në përmbushjen e detyrimeve – obligimeve financiare ndaj lojtarëve të ankimuar të dala nga kontratat e lidhura me lojtaret; i HAPET PROCEDURA DISIPLINORE deri në kompletimin e provave – vendimin përfundimtar të komisionit . Kërkohet raport lidhur me rastin nga ana e klubit të futbollit “ BESA “ nga Peja, afati datë 24.06.2019. Në rast së KF “ Besa “ nga Peja nuk i përmbahet marrëveshjes   në përmbushjen e obligimeve ndaj lojtarëve në ankimim, komisioni disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Kosovës do të aplikojë dispozitat e Rregullores disiplinore neni 64 paragrafi 1 pika 9 dhe neni 65 paragrafi 1 dhe 2 (të gjitha pikat e mundshme).


NDAHET ME EKIPIN

Sulmuesi kuqezi përfundon aventurën te ekipi i tij

Shqipëria/International/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Sulmuesi kuqezi përfundon aventurën te ekipi i tij

18/06/19 @ 21:28

SHORTI I EUROPA LIGËS

Prishtina ndaj kampionit të shumfishtë të Skocisë

FFK Superliga/Europa League/Transfere

Prishtina ndaj kampionit të shumfishtë të Skocisë

18/06/19 @ 15:44

MESFUSHORI

Festim Krasniqi ndahet me Dritën

FFK Superliga/Transfere

Festim Krasniqi ndahet me Dritën

18/06/19 @ 14:56

SHORTI I LIGËS SË KAMPIONËVE

Feronikeli kupton rivalin e raundit të parë

FFK Superliga/Champions League

Feronikeli kupton rivalin e raundit të parë

18/06/19 @ 14:49

SHORTI

Shkëndija dhe Partizani kuptojnë kundërshtarët

FSHF Kategoria Superiore/Champions League

Shkëndija dhe Partizani kuptojnë kundërshtarët

18/06/19 @ 14:42

SHORTI I GARAVE EVROPIANE

Sot kuptohen kundërshtarët e raundit të parë kualifikues

FFK Superliga/Champions League/Europa League

Sot kuptohen kundërshtarët e raundit të parë kualifikues

18/06/19 @ 14:27

MBROJTËSI GJAKOVAR ZYRTARIZOHET TE NËNKAMPIONI

Prishtina zyrtarizon Bardhokun

FFK Superliga/FFK Liga e parë

Prishtina zyrtarizon Bardhokun

18/06/19 @ 13:43

IDRIZ BATHA

Lojtari i tretë prej Flamurtarit në Tiranë

FSHF Kategoria Superiore/Transfere

Lojtari i tretë prej Flamurtarit në Tiranë

18/06/19 @ 12:31

BRUNO LULAJ

Lulaj zyrtarizohet te Kukësi

FSHF Kategoria Superiore/Transfere

Lulaj zyrtarizohet te Kukësi

18/06/19 @ 12:21

PAS NJOFTIMIT TË DJESHËM

Vëllaznimi reagon për transferin e Bardhokut

FFK Superliga/FFK Liga e parë/Transfere

Vëllaznimi reagon për transferin e Bardhokut

18/06/19 @ 11:34

GRUPI B - KROACIA

Kroacia me 35 futbollistë në listën e gjerë për EURO 2024

Evropiani

Kroacia me 35 futbollistë në listën e gjerë për EURO 2024

20/05/24 @ 15:21

KF RAHOVECI NË PRITJE TÈ STADIUMIT!

Rrënohet stadiumi “Jahja Danuza” bëhet shesh i qytetit!

FFK Liga e parë

Rrënohet stadiumi “Jahja Danuza” bëhet shesh i qytetit!

20/05/24 @ 15:04

STAR OF THE GAMEWEEK XXXV

Bernard Karrica (Ballkani) - Ylli i javës (35)

FFK Superliga

Bernard Karrica (Ballkani) - Ylli i javës (35)

20/05/24 @ 13:52

EDITOHET NJOFTIMI I FFKsë

FFK ndërron lajmin, vendim i posaçëm për Phoenixin?!

FFK Liga e parë

FFK ndërron lajmin, vendim i posaçëm për Phoenixin?!

20/05/24 @ 11:02

PREMIER LEAGUE

Rekord i ri në Angli, City kampion për të katërtin vit me radhë!

Premier League

Rekord i ri në Angli, City kampion për të katërtin vit me radhë!

19/05/24 @ 19:01

YLLI TREGON DHËMBËT, BARAZON SERINË!

Ylli shkëlqen në pjesë të dytë, kampioni përsëri do të vendoset në “Minatori”

FBK Superliga

Ylli shkëlqen në pjesë të dytë, kampioni përsëri do të vendoset në “Minatori”

19/05/24 @ 18:52

DUELI DHE DATA E BARAZHIT

Barazhi i Ligës së Parë: Dinamo - Prishtina e Re

FFK Liga e parë

Barazhi i Ligës së Parë: Dinamo - Prishtina e Re

19/05/24 @ 18:25

PHOENIX BIE NGA LIGA E PARË!

FFK konfirmon, Phoenix bie në Ligë të Dytë

FFK Liga e parë

FFK konfirmon, Phoenix bie në Ligë të Dytë

19/05/24 @ 17:54

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (35)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (35)

19/05/24 @ 09:08

HAZROLLAJ ME 4 GOLA!

Malisheva fiton goleadën ndaj Lirisë

FFK Superliga

Malisheva fiton goleadën ndaj Lirisë

18/05/24 @ 21:30


 
Të gjitha lajmet nga