SKA LICENCA
Ferronikeli dhe Prishtina nuk pranohen nga UEFA
1 June, 2016 @19:28
Sipas një njoftimi të lëshuar nga Supersport, Ferronikeli dhe Prishtina, nuk kanë fituar të drejtën për të garuar në Europë këtë stinor, pasi që nuk kanë përmbushur kriteret për licencim.
Mbetet të pritet komunikimi zyrtar nga klubet lidhur me vendimin me letër nga UEFA-ja në ndërkohë.
Lajmi do të plotësohet në ndërkohë me të ardhur informatat e reja.
Në ora 22:00 këtë lajm e konfirmoi edhe drejtori i Ferronikelit, Arton Berisha, që ka thënë për Gazetën Express se, “sipas UEFA-së ne nuk i plotësojmë kriteret financiare dhe infrastrukturore për të marrë pjesë në gara.”