MUNGON ENDE
Galata hap xhiron me fitore, por Terim jep lajmin e keq
1 November, 2019 @21:03
Skuadra e Galatasarayit që nuk po kalon mirë këtë stinor si në Superligën turke, ashtu edhe në Ligë të Kampionëve, ka hapur xhiron e dhjetë me fitore 2-0 ndaj ish ekipit të Vedat Muriqit, Rizespor.
Golat e Galatasarayit erdhën në 18 minutat e para të ndeshjes, kur Montassar Talbi (15’ AG) me autogol i dha epërsinë vendasve, ndërsa Ryan Babel (18’) shtoi avantazhin dhe përcaktoi rezultatin përfundimtar.
Kurse pas ndeshjes, në konferencë për shtyp trajneri i ekipit Fatih Terim ka bërë të ditur se sulmuesi kolumbian i ardhur me shumë bujë në Stamboll, Radamel Falcao, pas lëndimit që pësoi në muajin e kaluar, nuk do të jetë i gatshëm as për ndeshjen e radhës të Ligës së Kampionëve, kur Galatasaray i shkon Real Madridit në Santiago Bernabeu.
Përndryshe, Galatasaray është ekipi i vetëm këtë stinor në Ligë të Kampionëve, që edhe pas tre xhirosh nuk ka shënuar gol!