MILAN 1-0 SPAL
Zëvendësuesi Suso njofton Piolin me fitore te rossonerët
31 October, 2019 @23:02
Milan ka shënuar fitoren e parë me trajnerin e ri të skuadërs, Stefano Pioli. Rossonerët kanë fituar tre pikë për herë të dytë në muajin tetor, nga 4 ndeshje sa i zhvilluan në kampionat.
E fitoren Milanit ia solli rezervisti spanjoll, Suso, që u fut në lojë për të zëvendësuar bashkëkombasin e tij Samu Castillejo në minutën e 57-të të ndeshjes.
Suso shënoi bukur nga gjuajtja e lirë vetëm 6 minuta pasi u fut në lojë për përfundimtaren 1-0.
Te SPAL përgjatë 90 minutave mbrojti portieri i kombëtares shqiptare, Etrit Berisha dhe i vetmi moment i keq për te në ndeshje ka qenë goditja e Susos, kur s’lëvizi fare - nga goditja precize e spanjollit, që ‘shpoi’ murin e gjallë.
Me fitore Milan është ngritur në pozitën e dhjetë të tabelës pas 10 xhirove, duke tubuar 13 pikë në total. E SPAL është i parafundit, me 7 pikë nga po aq ndeshje.