DISIPLINORJA SHPALL GJOBAT
Prishtina, Drita dhe Drenica - marrin dënime katërshifrore
30 October, 2019 @0:31
Komisioni Disiplinor i shkallës së parë të FFK-së ka dënuar skuadrën e Prishtinës, Dritës dhe Drenicës me nga një mijë euro, secilën, për shkak të incidenteve në ndeshjet si mëposhtë.
Prishtina është gjobitur me 1 mijë euro për shkak të hudhjes së mjeteve piroteknike në fushë në minutat 12, 54 dhe 65.
Drita është gjobitur për të njëjtën gjë, ku dallon vetëm minuta, 49.
Ndërsa Drenica ka marrë dënimin prej 1 mijë eurove për shkak të ofendimit në kor të publikut drejtuar ekipit mysafir, Feronikelit, në derbin drenicak, të cilin e fituan.