EMIN BAJRAMI
Dorëhiqet trajneri i Bashkimit
28 October, 2019 @23:57
Trajneri i derisotëm i Bashkimit të Koretinit, Emin Bajrami, ka dhënë dorëheqje nga posti i tij, duke e bërë të ditur këtë përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.
“Nga sot nuk jam më pjesë e KF Bashkimit, edhe pse kemi qenë brenda objektivave për tu ngritur një ligë më lartë. Falenderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur gjatë kësaj kohe, në veçanti futbollistët që janë super djem,” ka thënë ndër të tjera Bajrami në postimin e tij.
Bashkimi është aktualisht në pozitën e pestë të Ligës së Dytë të Kosovës në futboll, me 4 pikë më pak se liderja e kësaj lige, Fushë Kosova.