PRISHTINA - FLAMURTARI
Prishtina e kryen detyrën për 2 minuta
28 October, 2019 @19:58
Ndeshja mbyllëse e xhiros së dymbëdhjetë në Superligën e Kosovës në futboll në mes të Prishtinës dhe Flamurtarit, ka përfunduar me rezultat 2-0 në favor të skuadrës së trajnerit Armend Dallku.
Prishtina 3 pikët e radhës i regjistroi me dy golat e shënuara për dy minuta në pjesën e parë.
Së pari në minutën e 42’, pas një topi të kthyer nga portieri Ardit Nika, Meriton Korenica shënoi golin e parë të Prishtinës.
Dy minuta më vonë, Flamurtari gaboi në mbrojtje, e këtë e shfrytëzoi Meriton Korenica duke asistuar te Armend Thaqi, i cili shënoi në portën e zbrazët.
Në pjesën e dytë të ndeshjes, po të mos ishte portieri Ardit Nika i Flamurtarit, rezultati do të ishte më i thellë.
Prishtina me këtë fitore i afrohet 3 pikë Ballkanit lider, derisa Flamurtari me 9 pikë gjendet në pozitën e 11.
Në xhiron tjetër Prishtina takohet me Dukagjinin, kurse Flamurtari me Dritën.
i:
Prishtina (4-3-3): 12. Visar Bekaj – 22. Labinot Ibrahimi, 28. Leotrim Bekteshi, 8. Ahmet Haliti, 4. Tun Bardhoku – 7. Lorik Boshnjaku (18. Ergyn Ahmeti – 59’), 77. Ardit Hila, 6. Endrit Krasniqi (20. Qendrim Zyba – 80’) – 2. Armend Thaqi /c/, 10. Meriton Korenica, 27. Ahmed Januzi (17. Alban Shillova – 83’). Zëvendësues: Eglant Haxho, Diar Miftaraj, Kreshnik Uka, Gauthier Mankenda. Kryetrajner: Armend Dallku. | Flamurtari: 12. Ardit Nika – 3. Melos Zenunaj, 5. Angel Granchov, 7. Mergim Boshnjaku /c/, 10. Agron Bruqi, 13. Ernes Isljami, 14. Gentrit Dumani, 20. Egzon Krasniqi (9. Maliq Ademi – 46’), 21. Arbnor Zeqiri (11. Edon Zeqiri – 56’), 22. Lorik Maxhuni, 27. Shend Kelmendi (19. Gentrit Begolli – 75’). Kryetrajner: Sunaj Keçi. |