ÇËSHTJA XHAKA TE ARSENALI
Emery: Xhaka duhet kërkuar falje. Nuk përgjigjet nëse mbetet kapiten
Nga: BBC Sport
30 October, 2019 @0:08
Trajneri i Arsenalit, Unai Emery, ka thënë se Granit Xhaka duhet kërkuar falje lidhur me konfrontimin që mesfushori i Zvicrës bëri në Emirates me tifozët e ekipit gjatë ndeshjes ndaj Crystal Palace‘it.
Kapiteni i Arsenalit, Xhaka, u fishkëllua derisa u zëvendësua nga trajneri, ndërsa lojtari çoi dorën në vesh duke dhënë shenjë, që s’po dëgjoheni, e më pas edhe hodhi fanellën, derisa doli nga stadiumi!
“Po. Ai duhet të kërkoj falje. Ne gabojmë, ne duhet të kërkojmë falje dhe i kemi sugjeruar atij që të kërkoj falje. Ai e din se ka gabuar dhe e ndien këtë brenda,” ka thënë Emery.
BBC Sport ka bërë të ditur gjithashtu se Emery ka refuzuar të konfirmoj nëse Xhaka do të mbetet kapiten i ekipit, pas këtij incidenti.
“Për momentin nuk do të flas për këtë. Nuk është lehtë as për ‘te, as për ekipin,” ka thënë Emery.
Xhaka përndryshe nuk është në ftuar në ekip për duelin e së mërkurës, 30 tetor, ndaj Liverpoolit, të vlefshme për çerekfinalen e Kupës së Ligës.