YLLI I KOSOVËS
Milot Rashica, lojtar i ndeshjes në kualifikimin e Werderit
31 October, 2019 @0:02
Futbollisti ofanziv i Kosovës, Milot Rashica, ka marrë çmimin e lojtarit të ndeshjes, pas fitores së Werder Bremenit sonte në përballje ndaj Heidenheimit në kuadër të Kupës së Gjermanisë.
Rashica 23 vjeç ka shënuar golin e parë të ëerderit në fitoren 4-1 të ekipit të tij, ndërsa trajneri Florian Kohfeldt e la në fushë atë për 74 minuta - që mjaftuan për vushtrriasin të shpallet më i miri i duelit.
Me fitore, Werderi është kualifikuar në të tetën e finales së Kupës së Gjermanisë.