GRANIT XHAKA
Letra e Xhakës drejtuar tifozëve të Arsenalit
31 October, 2019 @23:54
Kapiteni i Arsenalit, Granit Xhaka, ka thënë se ka arritur “pikën e vlimit” pas kërcënimeve të vazhdueshme që mori për gruan dhe vajzën e tij, derisa botoi në Instagram letrën që shpjegonte konfrontimin e tij me tifozët në Emirates të dielën që e lamë pas.
Në një komunikatë emocionale, ai ka shtuar se ka qenë i “lënduar thellë” nga komentet në rrjete sociale dhe në ndeshjet e fundit.
Mesazhet që ka pranuar Xhaka kanë pasur përmbajtje të tillë si “ta vrasim gruan” dhe “dëshirojmë që vajza jote të ketë kancerin”.
Duke e thyer heshtjen e tij dhe duke kërkuar falje, Xhaka 27 vjeç, që është kapiten edhe i reprezentacionit të Zvicrës, ka thënë se kjo ka bërë që ai “të humb kontrollin” dhe të reagojë “pa respekt” ndaj publikut atë ditë.
“Unë e dua këtë klub dhe gjithmonë jam 100%-shin tim, brenda dhe jashtë fushës,” ka shkruar ndër të tjera futbollisti me origjinë nga Kosova.