PAS 3 MUAJSH
I përfundon suspendimi, Messi i kthehet Argjentinës
1 November, 2019 @0:14
Lionel Messi, që aktualisht duket se ka kapur formën e tij të mirë, është futur në listën e ftesave të reprezentacionit të Argjentinës për miqësoret ndaj Brazilit dhe Uruguajit në nëntor.
Messi kishte marrë karton të kuq dhe dënim për tre muaj moslojë për reprezentacion, pasi që u përjashtua në përballjen ndaj Kilit më 6 korrik 2019. Ai më pas u suspendua nga CONMEBOL pasi që deklaroi se Copa America është e korruptuar.
Messi, që ka shënuar 5 gola për Barcelonën këtë stinor, ka munguar në katër ndeshje për Argjentinën, përgjatë kohës sa ishte suspenduar.
Argjentina luan ndaj Brazilit në Arabinë Saudite më 15 nëntor, ndërsa ndaj Uruguajit në Izrael më 18 nëntor.
FTESAT E ARGJENTINËS:
Portierë: Agustin Marchesin, Juan Musso, Emiliano Martinez, Esteban Andrada
Mbrojtës: Juan Foyth , Renzo Saravia, Nicolas Otamendi, German Pezzella, Marcos Rojo, ëalter Kannemann, Nicolas Taglafico, Nehuen Perez, Guido Rodriguez
Mesfushorë: Giovani lo Celso, Leandro Paredes, Nicolas Dominguez, Rodrigo de Paul, Marcos Acuna, Roberto Pereyra, Lucas Ocampos
Sulmues: Lionel Messi, Sergio Aguero, Nicolas Gonzalez, Lucas Alario, Lautaro Martinez, Paulo Dybala
i:
Lionel Messi ka shënuar 68 gola në 135 ndeshje për Argjentinën. |