SHKARKOHET TRAJNERI I UDINESES
11 gola të pranuara në dy xhirot e fundit - fatale për trajnerin
1 November, 2019 @19:59
Udinese ka bërë të ditur edhe zyrtarisht sot se ka ndarë rrugët me trajnerin kroat të saj, Igor Tudor, pas serisë së rezultateve të dobëta të skuadrës.
Bashkë me Tudorin, nga ekipi është larguar edhe ndihmësi i tij, Jurica Vuçko. Ekipi bardhezi nga Udine do të drejtohet përkohësisht nga Luca Gotti, derisa të emërohet trajneri i ri i skuadrës.
Humbja 7-1 nga Atalanta dhe disfata 4-0 nga Roma - ishin fatale për Tudorin 41 vjeç, që drejtonte zebrettat prej vitit 2018.
Njashtu, Udinese është ekipi me më së paku gola të shënuara këtë stinor në Serie A. Vetëm 5, në 10 xhirot e para të stinorit.
Udinese është e 14-ta në renditjen aktuale të Serie A-së, me 10 pikë nga 10 ndeshje. Sampdoria e fundit në tabelë, ka 5 pikë.