WERDER 2-2 FREIBURG
Goli dhe asisitimi i Milot Rashicës, s’mjaftuan për Werderin
2 November, 2019 @17:52
Super performancë e Milot Rashicës sot për Werder Bremenin në përballje ndaj Freiburgut.
Futbollisti i Kosovës shënoi gol në minutën e dhjetë të takimit, për të çuar ekipin e tij në epërsi 1-0. Ndërsa pas barazimit të mysafirëve që erdhi nga portieri çek i Werderit, Jiri Pavlenka, Rashica asistoi për çekun tjetër në skuadrën e Bremenit, Theo Gebre-Selassie (59’) që shënoi për 2-1.
Por, Rashica u zëvendësua nga trajneri Florian Kohfeldt në minutën e 86-të të ndeshjes, kurse gjermani Nils Petersen shënoi për të barazuar për herë të dytë duelin e sotëm, 2-2, në minutat shtesë dhe mundësi për rikthim të vendasve më nuk pat.
Werder përfundoi edhe një ndeshje me barazim derisa kishte fitoren në duar, që erdhi në saje të lojës fantastike të kosovarit, që pati edhe dy raste të mira për shënim gjatë ndeshjes.
Përndryshe, gjatë ndeshjes Milot Rashica regjistroi edhe shpejtësinë prej 32.5 kilometrash në orë të sprintit të tij, që ngrit edhe më tepër vlerën e tij në treg.
“Nuk është se luajtëm keq. Kishim gjithçka në kontroll dhe thjeht nuk arritëm të vendosim ndeshjen kah fundi,” ka thënë Rashica pas ndeshjes.
E Werder, me këtë barazim mbetet në pozitën e 12-të të klasifikimit me 11 pikë nga 10 ndeshje, ku ka 5 barazime të regjistruara dhe vetëm 2 fitore karshi 3 humbjeve këtë stinor.