DUKAGJINI 0-0 PRISHTINA
Dukagjini ndal Prishtinën
2 November, 2019 @16:32
Skuadra e Dukagjinit si duket po merr veten me trajnerin e rikthyer në skuadër Severin Elezaj. Ekipi nga Klina ka ndalë serinë e fitoreve të Prishtinës, duke barazuar 0-0 në shtëpi sot.
Për më tepër, Dukagjini mund të thuhet që ka qenë më afër fitores me lojën e treguar sot, derisa Prishtina shpëtoi vetëm falë mossaktësisë së futbollistëve vendas që assesi të gjejnë rrjetën e Visar Bekajt.
Denis Haliti, Ilir Syla dhe Granit Elezaj kanë pasur raste të mira për shënim në 30 minutëshin e parë të ndeshjes, derisa pjesa e parë përfundoi 0-0 pa ndonjë rast të mirë të regjistruar për mysafirët.
Bardhekaltërit mysafir të drejtuar nga Armend Dallku u këndellën kah fundi i ndeshjes, kur vendasit kishin harxhuar mjaft energji. Atëherë në skenë doli Labinot Ibrahimi, që goditi nga largësia për tu ndalur topi nga shtylla.
Më pas tentoi edhe Alban Shillova, me kokë, por topi nuk e gjeti kornizën e golit.
Dukagjini përfundoi ndeshjen me 10 lojtarë, pasi që Altin Lloga mori kartonin e dytë të verdhë në minutat shtesë të ndeshjes për tu përjashtuar, e krejt në fund ka qenë Kreshnik Uka i Prishtinës që rastin e tij për fitore, ia ndali portieri gjakovar i hithave, Altik Muhaxhiri.
Dukagjini në xhiron që vjen i shkon njëri ndër ekipeve më të rrezikshme si vendas, Dritës. Ndërsa Prishtina pret në derbi, Feronikelin.
FORMACIONET STARTUESE:
Dukagjini: Muhaxhiri, Basriu, Syla, Elezaj, Jashanica, Lloga, Palushaj, Haliti, Mustafa, Gava, Merlaku. Kryetrajner: Severin Elezaj. |
Prishtina: Bekaj, Thaqi, Bardhoku, Krasniqi, Boshnjaku, Haliti, Korenica, Shillova, Ibrahimi, Bekteshi, Hila. Kryetrajner: Armend Dallku. |