DIJON 2-1 PSG

Foto: (S.Mantey/L'Equipe)
Lideri PSG, mposhtet nga i fundit në tabelë
1 November, 2019 @22:48
Kampioni i Francës, Paris St Germain, ka pësuar një goditje turpëruese sonte në përballje ndaj Dijonit.
Dijon ka përmbysur epërsinë e parisienëve prej 0-1 të arritur me golin e Kylian Mbappes. Mounir Chouiar ka barazuar në fund të pjesës së parë për 1-1, ndërsa me të filluar pjesa e dytë ka shënuar Leo Cadiz për 2-1.
Thomas Tuchel në pjesë të dytë ka përforcuar sulmin duke futur në lojë Edinson Cavanin dhe Julian Draxlerin, por kot - Parisi pësoi humbjen e tretë të stinorit.
Dijon tash ka 12 pikë dhe ka dalë prej pozitës së njëzetë në të 18-tën, ndërsa PSG mbetet i pari dhe me 8 pikë dallim nga përcjellësi i parë, Nantes.