GJILANI-VLLAZNIA
Haxhimusa me hat-trick siguron fitoren
1 April, 2018 @16:41
Gjilanit i është dashur t’i dalë përballë përsëri Vllaznia e Pozharanit, ashtu që të shënojë fitore në Superligë.
Fiks pas tre xhirove ekipi i Arbnor Morinës ka shëunar fitore, ndërsa performancë brilante në pjesë të dytë ka treguar Betim Haxhimusa që brenda 45 minutave të dyta të takimit shënoi tre herë në portën e mysafirëve.
Fisnik Papuqi i dha epërsinë në pjesë të parë Gjilanit, kur shutoi nga 18 metra për të qëlluar këndin e portës kundërshtare, 1-0.
E Vllaznia kur nuk arriti të reagojë as pas penalltisë së fituar gjatë rezultatit 3-0, s’kishte më çka të kërkonte në këtë ndeshje.
11-shet startuese:
Gjilani: Kaçiu, Thaqi, Kastrati, Bekteshi, Papuqi, Turku, Shaqiri, Karabeg, Kosumi, Haxhimusa, Aliu. Kryetrajner: Arbnor Morina | Vllaznia: Gashi, Isufi, Tusuni, Tahiri, Thaqi, Pantina, Bruti, Kastrati, Terziu, Shaqiri, Murati. Kryetrajner: Agron Selmani |