TREPÇA89-DRENICA

John vendos, Trepça’89 fiton
1 April, 2018 @16:02
Golashënuesi më i mirë i stinorit të kaluar në Superligë, Oto John, pas hat-trickut të shënuar ndaj Llapit në xhiron e shkuar ka vazhduar me formën e tij të mirë.
Nigeriani i ri ka shënuar sot golin vendimtar për Trepçën’89 të trajnerit Gugash Magani, për t’ia dhënë fitoren minimale, por të vlefshme për tre pikë të reja, 1-0.
Gjatë ndeshjes, Trepça’89 ka dominuar në pjesë të dytë, ka pasur edhe raste në të parën, por goli assesi nuk vinte, derisa John shfrytëzoi rastin.
Fitorja e çon 89-shin kampion në 39 pikë, ndërsa Drenica mbetet me 36 sosh.
11-shet startuese:
Trepça ’89: Hajdini, Islami, Izmaku, Lladrovci, Maloku, Memini, Orlovski, Jashari, Hajdari, Muja, John. Kryetrajner: Gugash Magani |
Drenica: Neziri, Musa, Geci, Sykaj, Bejta, Gashi, Thaqi, Dajaku, Tahiri, Mëziu, Hamiti. Kryetrajner: Sadat Pajaziti |