GENOA-INTER

I kthehen krizës
17 February, 2018 @23:05
Nuk është këndellur! Inter ka vazhduar me rezultate të dobëta në vitin 2018 në Serie A.
Pas katër barazimeve dhe fitores së ardhur në fundjavën e shkuar ndaj Bolognës, Inter sonte është mposhtur nga Genoa, 2-0.
Andrea Ranocchia me autogol i dha epërsinë vendasve, ndërsa Goran Pandev shënoi për 2-0 përfundimtare në fitoren e tretë me radhë të xhenovezëve, për të vazhduar super-formën që kanë kapur.