GJEORGJIA

Ish-futbollisti i Bayernit, drejton rivalin e Kosovës
15 February, 2021 @23:26
Rivali i Kosovës në kualifikime për Botërorin 2022, Gjeorgjia, ka emëruar selektorin e ri të reprezentacionit.
Futbollisti i dikurshëm i Bayernit, francezi Willy Sagnol, ka marrë drejtimin e gjeorgjezëve së fundi dhe ata do të kërkojnë që të mbledhin sa më shumë pikë në grupin e vështirë, ku gjasat për kualifikim janë minimale për skuadrat që dolën nga vazoja tre, katër dhe pesë (Greqia, Gjeorgjia, Kosova).
Kosova me Gjeorgjinë do të ndeshet më 2 shtator të këtij viti në Tbilisi, ndërsa më 12 tetor në Prishtinë.
Si favorit për kualifikim nga grupi ku bën pjesë Kosova janë Spanja dhe Suedia, që janë skuadra dukshëm më të fuqishme sesa ndjekësit, por befasitë gjithmonë janë të mundshme në futboll.
Përgjatë karrierës së tij të shkurtër si trajner, Sagnol 43-vjeç ka drejtuar Francën U-21, pastaj Bordeaux (2014/16) dhe një periudhë ka qenë trajner i përkohshëm i Bayernit (2017).