RIKTHEHET NË SERIE A
Keita pret zyrtarizimin
13 August, 2018 @15:34
Mesfushori i krahut të Monacos, Keita Balde Diao, ka kryer të gjitha procedurat dhe tashmë pritet vetëm të zyrtarizohet si lojtar i ri i Interit.
Ai sot kreu edhe testet mjekësore në Milano, ndërsa Interi pritet që ta zyrtarizojë shpejt, pasi që arriti më parë marrëveshje me Monacon që ta huazojë për një stinor me opcion blerjeje në stinorin e ardhshëm për 34 milionë euro.
Keita para se të shkojë te Monacoja, ka qenë lojtar i Lazios.