ONLINE BILETAT

Kosova - Mali i Zi, biletat dalin në shitje më...
1 October, 2019 @14:28
Tashmë dihet data dhe ora e saktë kur do të duhet qëndruar online për të kapur një biletë për duelin ndër më të rëndësishmit të Kosovës në kualifikime për EURO 2020.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Biletat për ndeshjen Kosova - Mali i Zi do të dalin në shitje online më 7 tetor 2019 në orën 16:00, mëson TopSporti.com nga platforma zyrtare e shitjes së biletave për ndeshjet e Kosovës, TiksApp.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Kosova do të duhet të mposht patjetër Malin e Zi që të vazhdojë shpresën për kualifikim në EURO 2020, pas së cilës me një fitore ndaj Çekisë jashtë, do të shkruhej historia.