NË PRIZREN
Liria do t’i drejtohet organeve të FFK-së
26 October, 2018 @21:28
Skuadra e Lirisë ka shpërthyer sot pas vendimeve të referit në përballjen Ballkani-Liria, që sipas klubit bardhezi kanë ndikuar në rezultat direkt.
“Lirisë iu anulua një gol i rregullt, me lojtarin që ishte minimalisht dy metra brenda si dhe një tjetër aksion që shpiente drejtpërdrejt në portën kundërshtare.
Rezultati ishte i barabartë dhe po të kishte drejtësi, ndeshja do të kishte marrë kahje krejt tjetër.
KF Liria do të u drejtohet organeve kompetente për këto vendime skandaloze tejet të dëmshme për futbollin Kosovar në përgjithësi, por në këtë rast për Lirinë në veçanti,” - ka shkruar faqja zyrtare e Facebookut e klubit bardhezi nga Prizreni sot.
Liria pësoi nga Ballkani 0-1 në Suharekë dhe tashmë është në pozitën e parafundit të klasifikimit të Superligës.