GENNARO GATTUSO
Nuk e zë gjumi
26 October, 2018 @21:10
Trajneri i AC Milan, Gennaro Gattuso, ka pranuar se posti i tij është në rrezik pas performancës së dobët të ekipit në përballjen e Europa Ligës ndaj Real Betisit.
Milan, që është i 12-ti në klasifikim të Serie A-së, pas disfatës në derbin e madh ndaj Interit (1-0, Icardi 90’) ka pësuar edhe nga Real Betis (2-1) në shtëpi.
“Një gjë është e sigurt, pozita ime nuk është e sigurtë më,” ka thënë Gattuso 40 vjeçar.
“Vështirë është të flesh natën si trajner pas performancave të tilla, e kjo e fundit, ndër më të këqijat,” ka shtuar ai.
Ish-mesfushori i Milanit Gattuso është duke e drejtuar ekipin rossoner prej nëntorit të vitit të kaluar.
E La Gazzetta dello Sport ka thënë se posti i tij nuk është në rrezik të madh, por varet krejtësisht nga tre ndeshjet e ardhshme.
Në anën tjetër, sot kanë nisur spekulimet se trajneri legjendar i Arsenalit, Arsene Wenger, mund të jetë njeriu që do të konsideronte postin e trajnerit të Milanit.