Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PAS ANKESËS

Malokut, Gashit dhe Sahitit, KA ua zbut dënimet

Malokut, Gashit dhe Sahitit, KA ua zbut dënimet


30 June, 2019 @12:29

Komisioni për Ankesa pranë FFK-së, ka zbutur dënimet e futbollistëve të Trepçës’89 dhe Vëllaznimit pas ankesave të tyre në shkallën e dytë.

Kështu, Ylber Malokut (Trepça’89) dënimi prej 4 ndeshjeve moslojë i është zbritur në 2, Kushtrim Gashit (Vëllaznimi) njëjtë, ndërsa Samir Sahitit (Vëllaznimi) nga 6 ndeshje moslojë në 4.

Mëposhtë, Vendimi i plotë i Komisionit për Ankesa, në përbërje prej Afrim Prekazi, Agim Bahtiri dhe Sitki Baftiu.

V E N D I M E

Komisioni për ankesa – shkalla e dytë, në përbërje; Afrim Prekazi – kryetar dhe Agim Bahtiri e Sitki Baftiu anëtarë, në mbledhjen e mbajtur me datë 26.06.2019 shqyrtoi ankesat e lojtarëve; Ylber Maloku KF “ Trepça 89 “ nga Mitrovica dhe të , Kushtrim Gashit e Samir Sahitit nga KF “ Vëllaznimi “ nga Gjakova të atakuara në vendimet e komisionit disiplinor të shkallës së parë datë 13.06.2019 në dënimet e tyre nga ndeshja përcaktuese – barazhit për IPKO-SUPERLIGË për kategorinë e seniorëve; TREPÇA ‘89 – VLLAZNIMI e zhvilluar me datë 01.06.2019 dhe për të njëjtat duke iu referuar provave shtesë të ofruara nga ana e palëve të ankimuara, konform dispozitave të Rregullores disiplinore neni 115 paragrafi 1 pika c;

YLBER MALOKU ; lojtar i KF “TREPÇA 89“ nga Mitrovica me numër të ID kartelës 001044M96 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 10, i dënuar me ; 4 (katër) ndeshje nga ana e organit disiplinor të shkallës së pari, I ZBRITET ; në  2 (dy) ndeshje zyrtare moslojë sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës   së Futbollit të Kosovës.

KUSHTRIM GASHI; lojtar i KF “VËLLAZNIMI “ nga Gjakova me numër të ID kartelës 001270M92 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 18 i dënuar me 4 ( katër ) ndeshje nga ana e organit disiplinor të shkallës së pare   I ZBRITET ;  në ; 2 (dy) ndeshje zyrtare moslojë sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës.

SAMIR SAHITI ; lojtar i KF “VËLLAZNIMI“ nga Gjakova me numër të ID kartelës 002265M88 dhe licencuar në Federatën e Futbollit të Kosovës me numër të fanellës sportive 22 i dënuar më;  6 (gjashtë) ndeshje nga ana e organit disiplinor të shkallës së parë I ZBRITET; në 4 (katër) ndeshje zyrtare moslojë sipas radhës të organizuara nga ana e Federatës së Futbollit të Kosovës


VUSHTRRIA

Shotani rikthehet te vendi

FFK Superliga/Transfere

Shotani rikthehet te vendi

30/06/19 @ 11:52

VENDOSI PËR STAMBOLL

Max Kruse te Feneri, për rrogë të majme

Bundesliga/International/Transfere

Max Kruse te Feneri, për rrogë të majme

30/06/19 @ 11:39

MË TË MIRËT E MË TË DOBTËVE

Ekipet e Kosovës, fitueset e vetme të raundit preliminar të Ligës së Kampionëve

FFK Superliga/Champions League

Ekipet e Kosovës, fitueset e vetme të raundit preliminar të Ligës së Kampionëve

29/06/19 @ 00:27

FERONIKELI - SANTA COLOMA

Nikli tregon fuqinë me 10 lojtarë, tash përballë The New Saints

FFK Superliga/Champions League

Nikli tregon fuqinë me 10 lojtarë, tash përballë The New Saints

28/06/19 @ 22:47

LIRIA

Liria i beson Samuel Nikajt për rikthim

FFK Liga e parë

Liria i beson Samuel Nikajt për rikthim

28/06/19 @ 21:22

11-SHET

Formacionet zyrtare: Feronikeli - Santa Coloma

FFK Superliga/Champions League

Formacionet zyrtare: Feronikeli - Santa Coloma

28/06/19 @ 20:26

ZYRTARE

S’ka Europa League për Milanin

Europa League/Serie A

S’ka Europa League për Milanin

28/06/19 @ 12:22

CHAMPIONS LEAGUE

Ndeshja historike për Feronikelin

FFK Superliga/Champions League

Ndeshja historike për Feronikelin

28/06/19 @ 09:37

COPA AMERICA 2019: BRAZILI - PARAGUAJI

Brazili në gjysmëfinale

International

Brazili në gjysmëfinale

28/06/19 @ 09:10

PRISHTINA - ST JOSEPH'S

Prishtina s’fiton në shtëpi, shpreson në ndeshjen e kthimit

FFK Superliga/Europa League

Prishtina s’fiton në shtëpi, shpreson në ndeshjen e kthimit

27/06/19 @ 22:42

PASQYRA E LIGËS SË DYTË - 6 XHIRO PARA FUNDIT TË STINORIT

3 në luftë direkte për Ligë të Parë, pjesa e poshtme për mbijetesë

FFK Liga e Dytë

3 në luftë direkte për Ligë të Parë, pjesa e poshtme për mbijetesë

26/04/24 @ 20:09

FITORE E DINAMOS

Dinamo i kthehet fitores, Drenica mposhtet pas 5 ndeshjesh pa humbje

FFK Liga e parë

Dinamo i kthehet fitores, Drenica mposhtet pas 5 ndeshjesh pa humbje

26/04/24 @ 19:14

VIDEO

Playoff highlights: Prishtina-Trepça (2)

FBK Superliga

Playoff highlights: Prishtina-Trepça (2)

26/04/24 @ 16:05

FORMACIONET ZYRTARE

Dinamo-Drenica, 11-shet startuese

FFK Liga e parë

Dinamo-Drenica, 11-shet startuese

26/04/24 @ 14:57

PRIZRENI E DEÇANI - RISI NË VOLEJBOLL

Dy klube të reja volejbolli në Kosovë!

Të tjera

Dy klube të reja volejbolli në Kosovë!

26/04/24 @ 14:52

RIKTHIMI I BRDARICIT NË SHKODËR

Pas 2 vitesh, Vllaznia rikthen Thomas Brdaricin

FSHF Kategoria Superiore/Transfere

Pas 2 vitesh, Vllaznia rikthen Thomas Brdaricin

26/04/24 @ 14:41

VENDIMTARET APO VAZHDIM I SERISË

Duelet e treta të gj’finaleve të playoffit, drejt finales apo zgjatje e serisë

FBK Superliga

Duelet e treta të gj’finaleve të playoffit, drejt finales apo zgjatje e serisë

26/04/24 @ 10:25

KAMPIONI RREZIKON LIDERIN

Man City i pamëshirshëm, i afrohet kreut

Premier League

Man City i pamëshirshëm, i afrohet kreut

25/04/24 @ 23:23

MË I MIRI I NDESHJES

Darnell Edge — MVP i Prishtina-Trepça (2)

FBK Superliga

Darnell Edge — MVP i Prishtina-Trepça (2)

25/04/24 @ 23:03

PAS ELIMINIMIT NGA KUPA!

Vllaznia ndërpren bashkëpunimin me Qatip Osmanin

FSHF Kategoria Superiore/Transfere

Vllaznia ndërpren bashkëpunimin me Qatip Osmanin

25/04/24 @ 22:45


 
Të gjitha lajmet nga