DERBI I ZJARRTË TURK

Fotot: NTVspor
Muriqi në çdo kombinim, para derbit Galatasaray-Fenerbahçe
26 September, 2019 @12:26
Nëpër mediat turke këtë javë po flitet vetëm për një ndeshje. Në fundjavë luhet derbi i zjarrtë mes Galatasarayit dhe Fenerbahçes.
Galatasaray ka 8 pikë, ndërsa Fenerbahçe 10 pikë, para kësaj ndeshjeje, që luhet të shtunën më fillim prej orës 19:00.
E prej formacioneve të mundshme dhe prej taktitave që po i përdorin trajnerët në stërvitje, e përditshmja sportive Fotomaç ka bërë të ditur se sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, padiskutueshëm do të jetë në 11-shen e parë të kanarinave të Stambollit.
Muriqi është në secilin opcion të trajnerit Ersun Yanal para kësaj ndeshjeje, ndërsa mesfushorët prapa tij janë në pikpyetje, përveç Max Kruses, të cilit do t’i sigurohet vendi në 11-she, por do t’i përcaktohet pozita se në cilën pjesë të mesfushës të luajë.
Referi kryesor i derbit do të jetë gjyqtari më i njohur turk, Cuneyt Çakir.