REAL MADRID 2-0 OSASUNA

Brazilianët bëjnë Real Madridin lider
25 September, 2019 @22:55
Pas gabimeve të Granadës dhe Athletic Bilbaos në xhiron e gjashtë të LaLigas, me fitoren e sontme 2-0 ndaj Osasunës, Real Madrid është lider i ri i elitë spanjolle.
Golat e Real Madridit erdhën sonte nga dyshja braziliane Vinicius Jr (36’) dhe Rodrygo (72’), ndërsa ekipi i Zinedine Zidanit tashmë me një pikë më shumë se ndjekësit e parë do të futet në derbin lokal ndaj Atletico Madridit në Wanda Metropolitano pas tre ditësh.