Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

5 PËR FUNDJAVË!

Nga Anglia në Portugali, 5 për fundjavë!

Nga Anglia në Portugali, 5 për fundjavë!


Shkruan: LUAN MORINA

30 September, 2017 @12:06

1. West Bromwich – Watford (e shtunë, ora 4)


Përkundër pesë qendërmbrojtësve të lënduar, Watford ka arritur të marrë dy fitore të rëndësishme si mysafir te Southampton dhe Swansea edhe pse janë rrahur keq ndërmjet kësaj nga Manchester City. Marco Silva vitin e kaluar nuk ia doli të mbaj në ligë Hull Cityn dhe ardhja e tij tek Watford më bënte të dyshoja në synimin e tyre këtë sezon pas një sezoni ku ishin ngjitur deri në pozitën e dymbëdhjetë edhe pse vetëm në fund kishin shpëtuar. Doucure këtë sezon po tregohet shumë i mirë në mesfushë ku kanë shtuar Cleverley dhe Chalobah. Por, ardhja më e mirë duket të jetë Richarlison. Braziliani ka pasur një start të shkëlqyeshëm të sezonit, derisa Andre Gray nuk po gjen aq shpesh portën përkundër minutave të shumtë që po merr në krahasim me Troy Deeneyin.
Watford si mysafir deri tani kanë shënuar fitore në të gjitha ndeshjet, përfshirë edhe ndaj Bournemouthit, deirsa pikët e vetme pos nga City i kanë humbur ndaj Liverpoolit dhe Brightonit si vendas.

Në anën tjetër WBA nuk kanë gjetur fitoren në muajin shtator. Kanë heq qafe Arsenalin dhe Manchester Cityn, por humbja nga Brighton s’duket të jetë e mençur. Po luajnë futboll shumë defanziv derisa Rondon dhe i ardhuri Jay Rodriguez nuk kanë gjetur golin tashmë disa javë. Oliver Burke i sjellë nga Leipzig nuk po gjen hapësirën e mjaftueshme. Pasi kanë heqë qafe Berahinon, këtë sezon problemi i Pulis mbetet me Chadlin, i cili akoma vazhdon të vuaj protestat verore për largim duke mos u angazhuar me ekipin e parë.
Është një ndeshje interesante, me dy ekipe të udhëhequra nga trajner ndryshe. Nga ato të orës 4, më e mira këtë javë me gjasë!

2. Chelsea – Manchester City (e shtunë, ora 6e30)


Një duel kampionësh!
Nuk nevojiten fjalën për të ju bindur ta shihni këtë ndeshje!

3. Hertha - Bayern (e diel, ora 3e30)


PUSHTETI PËR LOJTARËT!

Ndoshta mund të fajësojmë trajnerët në menaxhimin e lojtarëve të tyre, por është hera e dytë në tri vitet e fundit që ekipe të mëdha po bëjnë ndryshime menaxherësh për shkak të protestave të lojtarëve. Dhe kur trajnerët që shkarkohen nuk janë kampionë të shumëfishtë evropian me dy ekipe të ndryshme, nuk është shumë për t’u çuditur. Së pari Mourinho e tani Ancelotti largohen për shkak se kanë humbur ekipin. Dhe ky i fundit me gjasë nga dy lojtarët që ka përkëdhelë më së shumti.
Hertha ka mungesë të sulmuesve kryesorë por me pushimin e Leckies e Kalous në humbjen e Ostersundsit mund të rrezikoj deri diku mysafirët. Humbja ndaj Mainzit javën e kaluar kërkon këndellje më të shpejtë, ngjashëm si Bayerni që duhet të këndellet pas humbjes ndaj PSG.
Vendimet e Ancelottit në ekip nuk kanë qenë të mençura. Shumë rotacione tek qendërmbrojtësit dhe mesfushorët qendror, derisa krahët kanë qenë më të pandryshueshëm. Në fakt më shumë gabime ka bërë sezonin e kaluar se këtë sezon, por asnjëra nuk janë të mjaftueshme për shkarkimin e tij sidomos kur dihet se kanë pasur trajnerë që janë rrahur nga dyshja spanjolle dhe kanë vazhduar punën. Të shohim a do të kenë fatin e Chelseat!

4. Milan – Roma (e diel, ora 6)


Është një e metë e trajnerëve italian shumica e të cilëve janë adhurues të rotacionit. Pë dallim prej Montellas i cili pas një het-triku të vendos në bankën rezervë, Eusebio Di Francesco të lë të shënosh në katër ndeshje radhazi. Të dy trajnerët janë në pozita të reja, i pari me udhëheqje dhe ekip gati krejt të re, i dyti në një ambient të ri ku po përshtatet mirë me ekipe të reja. Të dy po kanë probleme t’i mbyllin ndeshjet dhe me gjasë fundi i ndeshjes do të përcaktoj rezultatin përfundimtar, edhe pse të dyja kanë qenë goxha efektive në pjesët e para deri tani.
Rezultati definitivisht do të përcaktoj fatin e Montellas për të cilin është çështje kohe shkarkimi, edhe pse idetë për pasardhësin e tij vetëm sa do të humbin një sezon të plotë të kuqezinjve.

5. Sporting CP – Porto (e diel, ora 8e15)


Humbja e Benficas ndaj Boavistas para dy jave, barazimi i Sportingut ndaj Moreirenses, veç sa shtojnë rëndësinë vitale të mposhtjes në derbin e të dielës. Përkundër mungesës së titujve viteve të fundit, Sportingu ka qenë më i mirë në duelet direkte, dhe si vendas nuk mposhtet nga Porto gati dhjetë vite.
Porto ka kthyer Vincent Aboubakarin i cili bashkë me Moussa Maregan e ardhur po mbulojnë mirë largimin e Silvës. Edhe Brahimi ka pasur një fillim më të mirë këtë sezon dhe fitorja ndaj Monacos vetëm sa duhet t’i motivojë më shumë për derbin portugez.
Hiç më keq nuk janë as Sportingu. Fati i mbajti pa pikë ndaj Barcelonës, derisa ardhja e Bruno Fernandesit po ofron supergola pothuajse çdo javë, si dhe në sulm Bas Dost në sulm po gjen partneritet të mirë me Gelson Martinsin këtë fillim sezoni.

 


REFERËT KRYESOR

Gjyqtarët e dueleve të xhiros VIII

FFK Superliga

Gjyqtarët e dueleve të xhiros VIII

30/09/17 @ 10:37

ZEKIRIJA RAMADANI

Trajneri kampion, te ish-kampioni

FFK Superliga/Transfere

Trajneri kampion, te ish-kampioni

29/09/17 @ 20:07

PROGRAMI I KOSOVËS

Ditët e fundit me Bunjakin selektor

Russia 2018/Kosova

Ditët e fundit me Bunjakin selektor

29/09/17 @ 15:40

DISIPLINORJA

KD suspendon Hotin

FFK Superliga

KD suspendon Hotin

29/09/17 @ 15:13

ZBARDHET LISTA

26 ftesa nga Panucci ndaj Spanjës e Italisë

Russia 2018/Shqipëria

26 ftesa nga Panucci ndaj Spanjës e Italisë

29/09/17 @ 12:16

ANEL RASHKAJ

Rashkaj kërkon, Prishtina e liron

FFK Superliga/Kosova/Transfere

Rashkaj kërkon, Prishtina e liron

29/09/17 @ 11:24

SERGIO AGUERO - INJURY UPDATE

City zyrtarizon lëndimin e Agueros

Premier League

City zyrtarizon lëndimin e Agueros

29/09/17 @ 10:36

KF GJILANI

KA zbret dënimin e Gëzim Rusit

FFK Superliga

KA zbret dënimin e Gëzim Rusit

29/09/17 @ 10:21

TERMINET E XHIROS VIII

Xhiroja VIII të dielën dhe të hënën

FFK Superliga

Xhiroja VIII të dielën dhe të hënën

29/09/17 @ 09:32

PASQYRA E LIGËS SË DYTË - 6 XHIRO PARA FUNDIT TË STINORIT

3 në luftë direkte për Ligë të Parë, pjesa e poshtme për mbijetesë

FFK Liga e Dytë

3 në luftë direkte për Ligë të Parë, pjesa e poshtme për mbijetesë

26/04/24 @ 20:09

FITORE E DINAMOS

Dinamo i kthehet fitores, Drenica mposhtet pas 5 ndeshjesh pa humbje

FFK Liga e parë

Dinamo i kthehet fitores, Drenica mposhtet pas 5 ndeshjesh pa humbje

26/04/24 @ 19:14

VIDEO

Playoff highlights: Prishtina-Trepça (2)

FBK Superliga

Playoff highlights: Prishtina-Trepça (2)

26/04/24 @ 16:05

FORMACIONET ZYRTARE

Dinamo-Drenica, 11-shet startuese

FFK Liga e parë

Dinamo-Drenica, 11-shet startuese

26/04/24 @ 14:57

PRIZRENI E DEÇANI - RISI NË VOLEJBOLL

Dy klube të reja volejbolli në Kosovë!

Të tjera

Dy klube të reja volejbolli në Kosovë!

26/04/24 @ 14:52

RIKTHIMI I BRDARICIT NË SHKODËR

Pas 2 vitesh, Vllaznia rikthen Thomas Brdaricin

FSHF Kategoria Superiore/Transfere

Pas 2 vitesh, Vllaznia rikthen Thomas Brdaricin

26/04/24 @ 14:41

VENDIMTARET APO VAZHDIM I SERISË

Duelet e treta të gj’finaleve të playoffit, drejt finales apo zgjatje e serisë

FBK Superliga

Duelet e treta të gj’finaleve të playoffit, drejt finales apo zgjatje e serisë

26/04/24 @ 10:25

KAMPIONI RREZIKON LIDERIN

Man City i pamëshirshëm, i afrohet kreut

Premier League

Man City i pamëshirshëm, i afrohet kreut

25/04/24 @ 23:23

MË I MIRI I NDESHJES

Darnell Edge — MVP i Prishtina-Trepça (2)

FBK Superliga

Darnell Edge — MVP i Prishtina-Trepça (2)

25/04/24 @ 23:03

PAS ELIMINIMIT NGA KUPA!

Vllaznia ndërpren bashkëpunimin me Qatip Osmanin

FSHF Kategoria Superiore/Transfere

Vllaznia ndërpren bashkëpunimin me Qatip Osmanin

25/04/24 @ 22:45


 
Të gjitha lajmet nga