OLIVIER TORRES

Përforcimi i nëntë i Sevillës
15 July, 2019 @8:21
Sevilla po vazhdon të shpenzojë këtë verë pasi që ka arritur marrëveshjes me mesfushorin e Portos, Olivier Torres, që tash është larg zyrtarizimit vetëm pas testeve mjekësore.
Futbollisti në fjalë do të bëhet përforcimi i nëntë i ekipit andaluzia këtë verë, duke çuar shpenzimet totale në 115 milionë euro deri tash pas këtyre përforcimeve: Jules Kounde, Diego Carlos, Lucas Ocampos, Fernando, Joan Jordan, Mannus Dabbut, Sergio Reguilon dhe Luuk de Jong.
Përndryshe Olivier Torres është treguar te Portoja si organizator i mirë dhe me aftësi për të krijuar për bashkëlojtarët e tij, për të cilën gjë edhe kishte arritur të mbetet te ekipi portugez që prej vitit 2014.