SULMUESI VETERAN

Roberto Soldado lojtar i ri i Granadas
15 July, 2019 @8:14
Ekipi i ardhur këtë stinor në La Liga, Granada, ka kompletuar procedurat dhe ka nënshkruar me sulmuesin Roberto Soldado.
Ish reprezentuesi spanjoll vjen si transfer i lirë pasi që u lirua nga Fenerbahçe në qershor të vitit 2019.
Sulmuesi 34 vjeç që ka luajtur për Real Madridin, Osasunan, Getafen, Valencian, Tottenhamin dhe Villarrealin para se të arrij te Fenerbahçe, ka bërë të ditur se tashmë vetëm testet mjekësore kanë mbetur para se të zyrtarizohet te Granada.
Granada i ka ofruar Soldados kontratë 1+1 vjeçare.