ALGJERIA - NIGERIA 2-1

Mahrez çon Algjerinë në finale
14 July, 2019 @23:09
Mesfushori i Manchester Cityt, Riyad Mahrez, me një super gola nga gjuajta e lirë në sekondat e fundit të kohës së rregullt të gjysmëfinales, ka çuar Algjerinë në finale të Kupës së Kombeve.
Algjeria fitoi Nigerinë në gjysmëfinale 2-1, ndërsa Mahrez u bë hero i vendit duke e dërguar ekipin drejt finales së tretë në histori dhe mundësisë së parë pas vitit 1990 për ta fituar trofeun e më të mirit në Afrikë.
Algjeria mbylli pjesën e parë në epërsi 1-0 (40’) pas autogolit të but, mirëpo 20 minuta para fundit të ndeshjes ka qenë Odion Ighalo që ka barazuar nga penalltia për 1-1.
E kur çdokush mendoi se edhe kjo gjysmëfinale po shkonte në vazhdime, sikurse ajo mes Senegalit dhe Tunisit, në skenë doli Mahrez që me precizitetin e tij shënoi për fitore.
Algjeria ka fituar vetëm një herë në histori Kupën e Kombeve të Afrikës, 1990. Dhe kjo gjeneratë do të ketë ta arrijë të dytën pas afro 3 dekadash.
Finalja e Kupës së Kombeve zhvillohet të premten më 19 korrik 2019 me fillim prej orës 21:00 në stadiumin Cairo International
Quite good. @Mahrez22 takes Algeria to the #AFCON2019 final! pic.twitter.com/fIfIRsQd3B
— Nick Harris (@sportingintel) July 14, 2019