GJYQTARI KRYESOR I NDESHJES
Referi i njohur italian, ndan drejtësinë në Çekia-Kosova
11 November, 2019 @15:41
Njëri ndër referët më të njohur të Italisë do të jetë kryesori i ndeshjes Çekia - Kosova, ka bërë të ditur sot uefa.com.
Gjyqtari me përvojë të madhe nga të gjitha garat ndërkombëtare të futbollit, Gianluca Rocchi, do të jetë refer kryesor i ndeshjes, që pritet të jetë vendimtare për fatin e skuadrave që do të dalin në fushë.
TABELA AKTUALE dhe ORARI I NDESHJEVE
Rocchi do të ketë asistentë bashkëkombasit e tij Filippo Meli dhe Ciro Carbone, ndërsa i katërti do të jetë Massimiliano Irrati.
Ndeshja Çekia - Kosova luhet më 14 nëntor në ora 20:45 në Plzen të Çekisë. Çekia me fitore, siguron kualifikimin në EURO 2020. Kosova del nga gara nëse mposhtet në këtë ndeshje (i mbetet opcioni nga Liga e Kombeve).