Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

GRUPI I VDEKJES

Si përfundojnë ndeshjet në grupin e vdekjes?

REUTERS/Arkiv

Si përfundojnë ndeshjet në grupin e vdekjes?


Shkruan: Luan MORINA

8 June, 2016 @8:47

s

Spanja

Spanja është në grupin e vdekjes, ama zor që do të jetë ajo që do të vdes në këtë grup. Përkundër zgjedhjeve të çuditshme që ka bërë Del Bosque në emrat që ka lënë jashtë, Spanja mbetet favorite e këtij grupi. Nuk besoj që mund të jenë aq vrastar para portës, por kur kanë qenë?! Thjesht do të mund të presim atë lojën e tyre të mërzitshme, ultra-defensive duke provuar të rrezikojnë me ndonjë depërtim nga krahët të David Silvas e Pedros, derisa Iniesta e Fabregas provojnë të pasojnë në mesfushë.

Thjesht, është një ekip që ka mundur të jetë shumë më i mirë, shumë më ofenziv. Nuk është ndryshim gjenerate, nuk është mungesë emrash, thjesht është përzgjedhje e gabuar. Me qejf do të dëshiroja të përfundonin si në Brazil. Por, do të kalojnë grupin, e shumë më tepër.

c

Çekia

Çka mund të presim nga një ekip që do të udhëhiqet nga një lojtar që nuk ka luajtur as 20 minuta këtë sezon për shkak të lëndimeve? Asgjë!

Çekët nuk janë në formën më të mirë të mundshme. Kanë ekip që përbëhet kryesisht nga emra që luajnë në ligën kombëtare nga e cila ligë ekipet nuk kanë shënuar ndonjë sukses të jashtëzakonshëm deri këtë sezon kur Sparta arriti çerekfinalet e Europa League. Sulmi do të udhëhiqet nga Necidi, derisa në mesfushë pos Rosickyt është edhe veterani tjetër, Jaroslav Plasil.

Ndoshta kanë ndalur nga një grup që ka pasur Holandën, Turqinë, e Islandën, por kualifikimi i tyre më shumë ka ardhur nga dështimet e të tjerëve se sa ndonjë sukses i veçantë. Kalimi i grupeve për çekët do të ishte sukses.

t

Turqia

Hakan Çalhanoglu, Arda, e Selçuk Inan janë lojtarë me tru që nuk i ngjan mentalitetit gjaknxehtë turk. Janë të vetmit që mund të krijojnë raste të mençura në fushë. Mesfusha e turqve ka edhe Nuriun e Mehmet Topalin për pjesën defensive me Erkin e Sen në krahë. Më pëlqen fakti që kanë thirrur edhe Yunus Mallin. Një mbrojtje me tre, diçka që nuk bën Fatih Terim do të kishte qenë shumë më e frytshme për turqit me Semih Kaya e Hakan Balta përkrah Serdar Azizit i cili fatkeqësisht mungon.

Nëse asgjë, portierët i kanë pak më të mirë se Recber e Demirel. Cenk Tosun e Burak Yilmaz në qendër të sulmit do të jenë alternativa të para. Por, i hidhni një sy edhe Emre Mor. Në opinionin tim, turqit kalojnë grupin.

c

Kroacia

Shumë federata janë të korruptuara. Kjo kroate është diçka në masë të madhe. Si selektori, edhe lojtarët zgjidhen jo vetëm në bazë të meritave. Për këtë kemi mungesë të Dejan Lovrenit dhe thirrje të Gordon Schildenfeld. Me gjasë Corluka e Jedvaj do të jenë në qendër me Srnan e Vrsaljkon në krahë.

Mesfusha është plotë tru – Modric, Rakitic, Kovacic, Perisici dhe ‘maradona’ kroat, Milan Badelj! Kalinic para Mandzukicit do të ishte përzgjedhja ime, në mos të dytë. Një mesfushë diamanti do të ishte e përsosur për këtë kombëtare, por mbetet të shohim se kë do të vendosin në fushë Mamiçët.

PARASHIKIMI
> Renditja: Kroacia 5 pikë, Turqia 5 pikë, Spanja 5 pikë, Çekia 0 pikë

 


GRUPI C - ISH KAMPIONI

Grupi C, Kampioni i Botës kalon, të tjerët?

UEFA Euro 2016/Analiza

Grupi C, Kampioni i Botës kalon, të tjerët?

07/06/16 @ 22:19

KAMPI KUQEZI

Mëngjesi agon me stërvitje

Shqipëria/UEFA Euro 2016

Mëngjesi agon me stërvitje

07/06/16 @ 12:14

MEDIA

Klopp synon sulmuesin e Argjentinës

Premier League/Serie A/Transfere

Klopp synon sulmuesin e Argjentinës

07/06/16 @ 10:40

STËRVITJET

Përfundon dita e parë në Francë

Shqipëria/UEFA Euro 2016

Përfundon dita e parë në Francë

07/06/16 @ 09:29

B-ja e mBretërisë

Si mund të kalojë Grupi B?

UEFA Euro 2016/Analiza

Si mund të kalojë Grupi B?

07/06/16 @ 09:09

GAUCHOS

Di Maria e Banega mjaftojnë për fitore

Copa America

Di Maria e Banega mjaftojnë për fitore

07/06/16 @ 08:40

CHAMPIONS

Partizani zëvendëson Skënderbeun në Ligën e Kampionëve

FSHF Kategoria Superiore/Champions League

Partizani zëvendëson Skënderbeun në Ligën e Kampionëve

07/06/16 @ 03:13

SKENDERBEU

Skënderbeu pezullohet nga Liga e Kampionëve

FSHF Kategoria Superiore/Champions League

Skënderbeu pezullohet nga Liga e Kampionëve

07/06/16 @ 03:07

SHKODËR

“Loro Boriçi” drejt kompletimit

Russia 2018/Shqipëria

“Loro Boriçi” drejt kompletimit

06/06/16 @ 22:00

SIPAS STATISTIKAVE!

TOP-5 performuesit më të mirë të finales së Superkupës

Superkupa e Kosovës

TOP-5 performuesit më të mirë të finales së Superkupës

18/09/23 @ 14:13

STAR OF THE GAMEWEEK V

Ergyn Ahmeti (Llapi) - Ylli i javës (5)

FFK Superliga

Ergyn Ahmeti (Llapi) - Ylli i javës (5)

18/09/23 @ 13:58

INFORMATORI NR. 2 I SUPERKUPËS!

Nga gjysmëfinalet, Peja, Trepça e Ylli dënohen me nga 500 euro

Superkupa e Kosovës

Nga gjysmëfinalet, Peja, Trepça e Ylli dënohen me nga 500 euro

18/09/23 @ 13:45

FLET DRILON HAJRIZI

Hajrizi shpreson që trofeu i Superkupës të jetë forcë shtytëse për kampionat

Superkupa e Kosovës

Hajrizi shpreson që trofeu i Superkupës të jetë forcë shtytëse për kampionat

18/09/23 @ 12:04

VIDEO

Finalja e Superkupës: Trepça-Peja #highlights

Superkupa e Kosovës

Finalja e Superkupës: Trepça-Peja #highlights

18/09/23 @ 11:55

SHKARKOHET DHE MERR KREJT RROGAT!

Pas Polonisë e Gjermanisë, edhe Turqia shkarkon përzgjedhësin

Kualifikimet për Evropian/International/Transfere

Pas Polonisë e Gjermanisë, edhe Turqia shkarkon përzgjedhësin

18/09/23 @ 11:48

REAGON TREPÇA!

Trepça reagon pas ndodhive në finalen e Superkupës

FBK Superliga/Superkupa e Kosovës

Trepça reagon pas ndodhive në finalen e Superkupës

18/09/23 @ 11:28

FITORJA E RADHËS

Suhareka kreu punë në pjesë të parë

FFK Liga e parë

Suhareka kreu punë në pjesë të parë

18/09/23 @ 00:57

VUSHTRRIA E VLLAZNIA - NË KRIZË!

Barazojnë për të marrë pikët e para

FFK Liga e parë

Barazojnë për të marrë pikët e para

18/09/23 @ 00:19

TROFTAT FITOJNË

Lekaj pret penalltinë, Jahaj sjell fitoren e parë të Istogut

FFK Liga e parë

Lekaj pret penalltinë, Jahaj sjell fitoren e parë të Istogut

17/09/23 @ 23:57


 
Të gjitha lajmet nga