Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

PARA NDESHJES KOSOVA - HOLANDA

Sonte para kampioneve evropiane

Vashat e Kosoves ne stervitjen e fundit para ndeshjes/ Foto: FFK

Sonte para kampioneve evropiane


27 October, 2020 @11:12

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave e ka mbajtur seancën e fundit stërvitore para ndeshjes kundër Holandës që zhvillohet të martën (sonte) në mbrëmje në orën 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të kualifikimeve për Kampionatin Evropian 2022.

Holandezet janë kampione evropiane dhe nënkampione botërore, derisa tashmë e kanë siguruar pjesëmarrjen në Evropian, ku në 8 ndeshje në Grupin A kanë arritur po aq fitore.

Në takimin e nesërm ato janë favorite absolute. Megjithatë, futbollistet dardane pas barazimit si mysafire kundër Turqisë (0:0) synojnë që të kenë paraqitje sa më të mirë në duelin e nesërm, edhe pse janë të vetëdijshme për nivelin e lartë të kundërshtareve.

Në konferencën për media përzgjedhësja Afërdita Fazlija, kapitenia Edona Kryeziu dhe portierja Florentina Kolgeci kanë folur rreth ndeshjes së nesërme, duke e vlerësuar Holandën për kualitetin që ka, por me shpresë se do të arrijnë të shkaktojnë befasi duke nxjerrë rezultat pozitiv. 

“Në përgjithësi situata dhe atmosfera në ekip është e mirë. Megjithatë, kemi disa telashe shkaku i formacionit pasi për këtë ndeshje mungojnë tetë lojtare që kanë qenë bartëse kryesore të 11-shes së parë. Gjashtë lojtare kanë munguar edhe në ndeshjen ndaj Turqisë. Realisht Holanda është një ndër kombëtaret që vitet e fundit ka pasur një rritje të madhe dhe është kampion evropian dhe nënkampion bote, andaj do të jetë tejet e vështirë për ne”, ka thënë Fazlija

Kapitenja Edona Kryeziu ka thënë se pa marrë parasysh kundërshtarin punojnë me përkushtim çdo herë për paraqitje sa më të mirë.

“Edhe lojën me Estoninë kemi qenë kryesisht me lojtare nga kampionati vendor, por kemi treguar se mund t’ia dalim. Kësaj radhe kundërshtari është shumë i fortë, por duhet të mundohemi të nxjerrim më të mirën e mundshme”, është shprehur Kryeziu.

Ndërkohë, edhe portierja Florentina Kolgeci, e cila ishte njëra ndër më të merituarat për barazimin e para pak ditëve në Turqi ka thënë se në këtë ndeshje nuk hyjnë të dorëzuara. 

“Si ekip nuk i frikësohemi askujt. E dimë që jemi kombëtare e re por do të mundohemi t’i bëjmë ballë çdo kundërshtari. Holanda ka ekip shumë të fortë, por asnjëherë nuk hyjmë në fushë të dorëzuara”, ka thënë Kolgeci.

Ndeshja Kosovë – Holandë do të transmetohet drejtpërdrejt në RTK.


MILAN 3-3 ROMA

Kumbulla prishi serinë e fitoreve të Milanit

Serie A/Sportistë shqiptarë në botë

Kumbulla prishi serinë e fitoreve të Milanit

26/10/20 @ 23:24

SHORTI I RRETHIT TE PARE

Rrethi i parë i Kupës së Kosovës, çiftet dhe orari i ndeshjeve

FFK Liga e parë

Rrethi i parë i Kupës së Kosovës, çiftet dhe orari i ndeshjeve

26/10/20 @ 21:35

SKENDERAJ

Bledar Devolli nis menjëherë punën te Drenica

FFK Superliga

Bledar Devolli nis menjëherë punën te Drenica

26/10/20 @ 21:01

NGA TUNISI TE PRISHTINA

Prishtina përforcohet me tunizianin Radaoui

FFK Superliga/International/Transfere

Prishtina përforcohet me tunizianin Radaoui

26/10/20 @ 20:51

L'EQUIPE TEAM OF THE WEEK

Valon Berisha bashkë me Neymarin në ekipin e javës

Ligue 1/Sportistë shqiptarë në botë

Valon Berisha bashkë me Neymarin në ekipin e javës

26/10/20 @ 16:32

JUVENTUS 1-1 VERONA

Barazimi i tretë për Juven, Vrioni në fushë

Serie A

Barazimi i tretë për Juven, Vrioni në fushë

25/10/20 @ 23:20

ARSENAL 0-1 LEICESTER

Zëvendësuesi Vardy për fitoren pas 47 viteve si mysafir i Arsenalit

Premier League

Zëvendësuesi Vardy për fitoren pas 47 viteve si mysafir i Arsenalit

25/10/20 @ 23:10

SKENDERAJ

Drenica zyrtarizon trajnerin nga Gjirokastra

FFK Superliga/FSHF Kategoria Superiore/Sportistë shqiptarë në botë/Transfere

Drenica zyrtarizon trajnerin nga Gjirokastra

25/10/20 @ 18:03

TREPÇA'89 4-3 BALLKANI

Përmbysje e madhe, Trepça’89 me hattrickun e Sies njofton Ballkanin me humbje

FFK Superliga

Përmbysje e madhe, Trepça’89 me hattrickun e Sies njofton Ballkanin me humbje

25/10/20 @ 16:27

PRISHTINA 0-2 GJILANI

Gjilani fiton derbin në Prishtinë

FFK Superliga

Gjilani fiton derbin në Prishtinë

25/10/20 @ 15:31

PRIZRENI ZYRTARIZON TË HUAJIN E KATËRT

Dazon Ingram - përforcimi i katërt i huaj i Prizrenit

FBK Superliga

Dazon Ingram - përforcimi i katërt i huaj i Prizrenit

13/08/23 @ 22:02

TAHIR BATATINA

Rastet e lëshuara, na kushtuan

FFK Superliga

Rastet e lëshuara, na kushtuan

13/08/23 @ 20:58

NEDIM YIGIT

Gjerësia e ekipit të Ballkanit vendosi

FFK Superliga

Gjerësia e ekipit të Ballkanit vendosi

13/08/23 @ 20:48

ILIR DAJA

Zëvendësimet vendosën

FFK Superliga

Zëvendësimet vendosën

13/08/23 @ 20:47

NËNKAMPIONI MPOSHT LLAPJANËT

Drita rutinore në pjesë të dytë, mposht Llapin

FFK Superliga

Drita rutinore në pjesë të dytë, mposht Llapin

13/08/23 @ 19:15

LIRIA IA NIS ME HUMBJE NGA KAMPIONI

“Përparim Thaçi” i stërmbushur, Gripshi vendos për fitoren e kampionit

FFK Superliga

“Përparim Thaçi” i stërmbushur, Gripshi vendos për fitoren e kampionit

13/08/23 @ 19:12

11-SHET

Formacionet zyrtare: Drita - Llapi

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Drita - Llapi

13/08/23 @ 16:57

11-SHET

Formacionet zyrtare: Liria - Ballkani

FFK Superliga

Formacionet zyrtare: Liria - Ballkani

13/08/23 @ 16:54

GJIMMAT

KB Istogu - të gjitha përforcimet verore

FBK Superliga/Transfere

KB Istogu - të gjitha përforcimet verore

13/08/23 @ 14:24

BARDHEZINJTË!

KB Prizreni - të gjitha përforcimet verore

FBK Superliga/Transfere

KB Prizreni - të gjitha përforcimet verore

13/08/23 @ 14:12


 
Të gjitha lajmet nga