UEFA

Trajneri i vitit: Thomas Tuchel
26 August, 2021 @21:09
Sot është hedhur shorti për fazën grupore të Champions League për stinorin 2021/22.
Përveç shortit, janë ndarë edhe çmimet individuale e stinorit 2020/21.
Trajneri i vitit nga UEFA-ja, është zgjedhur gjermani Thomas Tuchel.
Strategu gjerman erdhi te Chelsea më 26 janar 2021 dhe arriti të shpallet kampion në Ligën e Kampionëve. Chelsea gjithashtu e fitoi edhe UEFA Superkupën, ku rol të rëndësishëm luajti trajneri Tuchel në suksesin e skuadrës londineze.