PREMIER LEAGUE
Tuchel i pakënaqur me ndërhyrjen në Abraham
16 February, 2021 @10:30
Trajneri i Chelsea e ka komentuar ndërhyrjen e mbrëmshme të Lacelles ndaj Tammy Abraham dhe e ka quajtur atë ndërhyrje e ‘pakujdesshme’.
“Nuk ka ndonjë risi për Tammy, por duhej ta zëvendësonim pas asaj ndërhyrje. Ashtu menduam sepse ishte ndërhyrje e pakujdesshme”, tha gjermani.
Lacelles nuk morri ndonjë ndëshkim pas asaj ndërhyrje në zonën e tyre e cila e detyroi anglezin Abraham ta lëshonte fushën para kohës.