VLLAZNIA 2-0 FLAMURTARI
Vllaznia fiton, Hygor me gërshërë për tre pikë
21 January, 2020 @16:32
Skuadra e Vllaznisë së Shkodrës ka nisur me fitore pjesën e dytë të stinorit në Kategorinë Superiore shqiptare, duke e mposhtur sot Flamurtarin e Vlorës 2-0 në Loro Boriçi.
Pas rrëzimit të Renato Malotës në zonë, Vllaznia fitoi penallti dhe kapiteni i ekipit Gilman Lika u tregua i saktë për t’i dhënë epërsinë skuadrës 1-0 (38’).
Flamurtari më pas tentoi për të bërë më shumë, por s’arriti dhe këtë e shfrytëzuan vendasit, kur pas një korneri braziliani i shkodranëve Hygor ka shënuar me gërshërë për vulosje të fitores 2-0 (82’).
Me fitore Vllaznia ngritet për një pozitë në klasifikim, derisa Flamurtarin vetëm mrekullia e madhe mund ta shpëtojë nga rënia prej elite këtë stinor.
Goli me roveshat i Hygor on Vidnews.
FORMACIONET STARTUESE
VLLAZNIA: Sherri, Gligorov, Shehi, Malota, Marku, Gurishta, Ramadani, Bardulla, Lika, Shtubina, Hristov. Trajner: Mirsad Jonuz. |
FLAMURTARI: Moçka, Gocaj, Pjeshka, Muçollari, Haruni, Rrapaj, Vrapi, Nebihu, Kreshpa , Hoxhaj, Ribaj. Trajner: Dritan Resuli. |