COPPA ITALIA 1/2: ATALANTA - FIORENTINA
Xhimshiti e Berisha në finale të Kupës
25 April, 2019 @22:57
Atalanta ka arritur të përmbys epërsinë e hershme të Fiorentinës 0-1 për të fituar ndeshjen 2-1 dhe për të siguruar finalen e Kupës së Italisë.
Ndeshja e parë mes dy skuadrave e luajtur në fund të shkurtit në Firencë kishte përfunduar 3-3. Me rezultatin e sontëm, rezultati i përgjithshëm bëhet 5-4 në të mirë të neroazzurëve nga Bergamo që i çon ata në finale.
Reprezentuesi i Shqipërisë, Berat Xhimshiti ka qenë shtyllë në mbrojtjen e Gian Piero Gasperinit sonte, ndërsa Etrit Berisha ka qëndruar në bankën rezervë.
Në finale, shqiptarët e Atalantës do të takohen me shqiptarët e Lazios që eliminuan dje Milanin.
Finalja e Kupës së Italisë do të zhvillohet më 15 maj 2019 në Olimpico të Romës.