CITY 3-0 VILLA
City ndizet në pjesë të dytë, për t’iu afruar Liverpoolit
26 October, 2019 @15:42
Manchester City ka nisur serinë e golave në pjesë të dytë të ndeshjes, për të arritur fitoren e radhës në kampionat, ashtu që të zvogëlojë distancën ndaj Liverpoolit lider në 3 pikë përkohësisht.
Pjesa e parë pa gola dhe raste serioze edhe nga Aston Villa, që ranë në ujë me të nisur pjesa e dytë, kur Raheem Sterling - në formë të jashtëzakonshme këtë sezon, ka hapur serinë e golave, e pastaj Kevin de Bruyne e Ilkay Gundogan kryen gjithçka për 3-0 përfundimtare.
City aktualisht me 22 pikë, ndërsa Liverpool do të ketë punë serioze me Spursin nesër dhe ka vetëm 3 pikë më shumë në krye.