Të gjitha lajmet
Tabelat dhe Rezultatet

DITARI RUS (2)

Dita e Cristianos

Fotot: Fifa/fb

Dita e Cristianos


Shkruan: LUAN MORINA

16 June, 2018 @11:53

E nisën shpejtë, nxitimthi, dhe shënuan nga penalltia. Patën edhe disa raste kundërsulmi portugezët, por papërvoja e Guedes e bëri të veten. Cristiano nuk ishte vetja si propagandohet, aq më pak sonte. Pas kundërsulmeve të portugezëve, spanjollët morën lojën në dorë duke provuar të tërheqin qendërmbrojtësit me kryqëzimet e Iscos, që i lejonin hapësirë Iniestas të pasonte në krahë. Disa raste të mira shënime, duke shfrytëzuar dobësinë fizike të Pepes e Fontes të moshuar.

Portugal

Goli i dytë bëri që portugezët të nisnin pjesën e dytë ashtu siç kishin fituar shumicën e ndeshjeve në Euro2016 – duke u mbrojtur. Carvalho kishte detyrë të ruante Iniestan, duke bërë që të kërkohen alternativa tjera. Ato erdhën pas pak kohe, me Nachon i cili pati ndoshta lojën e karrierës së tij në fanellën e Spanjës.

POrtugal vs Spain

Hierro kishte bërë mirë që kishte angazhuar Nachon duke tentuar të mbante krahun e djathtë më defensiv kundër krahëve sulmues të portugezëve. Edhe inkuadrimi i Lucasit në vend të Silvas do të duhej të kthente Nachon në trident qendërmbrojtjeje, por, ndërhyrja e Piques bëri ta shihnim njërin nga golat më preciz prej gjuajtjeve të lira.

Het-trik i Ronaldos, me këtë Portugali shumë lehtë të lëndueshme në kundërsulme, por ende mirë të mbrojtur me vijën e mesfushës, për një barazim, është rezultati më real i ndeshjes. Tash taksirati i Iranit e Marokut të pësojnë gola derisa këto dyja tentojnë pozitën e parë në grupin B, në dy xhirot e radhës.

HUMBJE TË PAMERITUARA APO FITORE TË MENÇURA

Ndeshja e parë e ditës solli përballë një Egjipt i cili me Salahun në sulm do të konkretizonte të gjitha rastet që lëshoi Mohsen, gjuajtjet e të cilit nga kthimi ishin tejet të dobëta. Vija pas Mohsen, Trezeguet-Said-Warda ishin goxha mirë të komunikueshëm ndërmjet vete, dhe me ndihmën e krahëve arrinin të çanin mbrojtjen e Uruguait, që ishte improvizuar me Caceresin e Varelan. Probleme për të ndaluar patën edhe Godin e Jimenez në disa momente.

Tek Uruguai kishte një lidhje të pakapshme ndërmjet sulmuesve dhe mesfushës. Edhe Bentacur edhe Vecino më shumë luanin me krahët se sa që mund të pasonin topa tek Cavani e Suarez, të dy mirë të mbuluar për pjesën më të madhe të lojës. Mund t’u lihet faji vijës defensive të mesfushës së Egjiptit me El-Nenyn e Morsin, e cila ishte e ngushtuar me vijën e mbrojtjes duke shtyrë të dy sulmuesit uruguaian të dilnin në mesfushë për të marrë topa. Kjo nuk ka qenë diçka e zakonshme për asnjërin prej tyre, pasi në PSG e Barcelona, tjetër kush e ka bërë këtë punë.

Iran

Me sulme të rralla, Tabarez sikur luante me planin e tij, që të lëshoj stuhi të kohëpaskoshme duke tentuar të marrë një gol të fitores. Erdhi vonë, por erdhi.

Vonë erdhi edhe goli në ndeshjen e Marokut. Edhe më e pamerituar ishte humbja e marokenëve të cilët luanin futboll atraktiv kundër iranianëve. Iranianët, ashiqare të njohur me zbritjet nga krahët të marokenëve, tentonin kundërsulme, me pasime të shkurtra të mesfushës e cila tentonte të hidhte nga loja Ebrahimin dhe Shojaein. Patën një rast të mirë, por Azmoun nënçmoi garën duke provuar të shënonte shumë lehtë.

Edhe Queiroz lejonte sulmet e mbajtjen e topit nga marokenët, për të marrë fitoren e dytë në histori të Kupës së Botës për Iranin. Në anën tjetër, humbja e marokenëve ishte e padrejtë. Meritonin barazimin me lojën e palodhshme të Hakimit e Nordin Amrabatit. Edhe dyshja në qendër të mbrojtjes, Benatia-Saiss qe në nivel, derisa Ziyech do të duhej të bënte më shumë se një gjuajtje drejt portës, të kopjonte më shumë Haritin.

Duhet të përmendim edhe mjekët e Marokut, të cilët nuk lejuan Nordin Amrabatin të kthehet në lojë, përkundër insistimit të këtij të fundit, i cili ashiqare kishte një tronditje.

Pak gola, por tri lojë në ditë është receta e duhur e një Kupe Bote. Nesër janë katra.

SOT

Në drekë Franca duhet të dëshmoj që e ka marrë seriozisht punën e titullit. Australia nuk është ekip që duhet t’i nxjerr shumë probleme. Do të jetë interesante të shohim çfarë do të bëjnë islandezët në debutimin e tyre në Kupën e Botës, kundër Argjentinës së Messit. Danimarka mund të duket favorite, por s’do ta ketë fare lehtë me Perun në ora 18. Ndeshja e vetme që zhvillohet në ora 21 në këtë edicion të Kupës së Botës, është ajo ndërmjet Kroacisë dhe Nigerisë, dy ekipe me mentalitete të ndryshme, por që të dyja të afta për të tentuar çerekfinalen.


RISI

FFK me llogo të re, Kosova me fanella të reja

FFK Superliga/Liga e Kombeve/Kosova

FFK me llogo të re, Kosova me fanella të reja

16/06/18 @ 11:25

11-SHET: FRANCA-AUSTRALIA

Formacionet startuese: Franca - Australia

Russia 2018/International

Formacionet startuese: Franca - Australia

16/06/18 @ 11:14

GRUPI B: PORTUGALIA - SPANJA

Cristiano maestral, ndaj Spanjën

Russia 2018/International

Cristiano maestral, ndaj Spanjën

15/06/18 @ 21:54

11-SHET: PORTUGALIA - SPANJA

Portugalia - Spanja, startuesit

Russia 2018/International

Portugalia - Spanja, startuesit

15/06/18 @ 19:13

GRUPI B: MAROKU - IRANI

Irani triumfon falë autogolit

Russia 2018/International

Irani triumfon falë autogolit

15/06/18 @ 18:57

11-SHET: MAROKO - IRAN

Maroko vs. Iran, formacionet startuese

Russia 2018

Maroko vs. Iran, formacionet startuese

15/06/18 @ 16:07

GRUPI A: EGJIPTI - URUGUAJI

Gimenez për fitoren e Uruguajit

Russia 2018

Gimenez për fitoren e Uruguajit

15/06/18 @ 15:56

DITARI RUS (1)

Dhe nisi!

Russia 2018/International/Bulletin

Dhe nisi!

15/06/18 @ 09:16

PEJË

Besa prej OJQ-së bëhet SHA

FFK Liga e parë

Besa prej OJQ-së bëhet SHA

15/06/18 @ 01:26

VENDIMI I RI I UEFA-së

Vetëm kapitenët do të mund të flasin me referët në EURO 2024

Evropiani/Shqipëria/International

Vetëm kapitenët do të mund të flasin me referët në EURO 2024

14/05/24 @ 15:08

TITULLI I KAMPIONIT, PËRSËRI I STRUGËS

Struga mposhti Shkëndijën si mysafire dhe mbrojti titullin e kampionit

International

Struga mposhti Shkëndijën si mysafire dhe mbrojti titullin e kampionit

14/05/24 @ 08:35

ELEKTRICISTËT SIGUROJNË NGRITJEN, TASH KËRKOJNË EDHE TITULLIN

KEK-u rikthehet në Ligë të Parë

FFK Liga e Dytë/FFK Liga e parë

KEK-u rikthehet në Ligë të Parë

14/05/24 @ 08:06

TRIUMF PËR NGRITJE

Mposht Sociedadin, Barcelona ngritet në renditje

La Liga

Mposht Sociedadin, Barcelona ngritet në renditje

13/05/24 @ 23:48

KOLUMBIANI I RI NË SKENË

Zëvendësusi Duran shpëtimtar, Aston Villa para Ligës së Kampionëve

Premier League

Zëvendësusi Duran shpëtimtar, Aston Villa para Ligës së Kampionëve

13/05/24 @ 23:29

NGA INFORMATORI NR. 38

Ylli dënohet me 200€, Trepça me 100€ nga ndeshja e dytë e finales

FBK Superliga

Ylli dënohet me 200€, Trepça me 100€ nga ndeshja e dytë e finales

13/05/24 @ 23:16

STAR OF THE GAMEWEEK XXXIV

Ahmed Januzi (Llapi) - Ylli i javës (34)

FFK Superliga

Ahmed Januzi (Llapi) - Ylli i javës (34)

13/05/24 @ 15:37

TEAM OF THE WEEK

Superliga - Formacioni i javës (34)

FFK Superliga

Superliga - Formacioni i javës (34)

13/05/24 @ 09:44

VIDEO

Finalja (2) Highlights: Ylli-Trepça

FBK Superliga

Finalja (2) Highlights: Ylli-Trepça

12/05/24 @ 23:32

BARAZOJNË

Barazimi i siguroi Vëllaznimit pjesën e epërme të renditjes

FFK Liga e parë

Barazimi i siguroi Vëllaznimit pjesën e epërme të renditjes

12/05/24 @ 23:22


 
Të gjitha lajmet nga