Të gjitha lajmet

LIVERPOOL - ARSENAL

Erë kampioni në Anfield

Fotot: premierleague.com

Erë kampioni në Anfield

29 December, 2018 @21:30

Tetë fitore me radhë në Premier Ligë dhe 10 fitore në 11 ndeshjet e fundit, bëjnë Liverpoolin t’i afrohet ëndrrës së kahmotshme.

Edhe pse posa nisi pjesa e dytë e Premier Ligës, Liverpool me lojën që po tregon tashmë duket vështirë i ndalshëm në rrugë drejt titullit kampion.

Posaçërisht pas humbjes së sotme të Tottenhamit dhe deklaratës së Mauricio Pochetinos: “Nuk jemi makina, mund të lodhemi edhe ne.”

Liverpool vs Arsenal

E Liverpool është e kundërta e kësaj, ekipi nuk po lodhet. Kur s’shënojnë Mohamed Salah ose Xherdan Shaqiri nga loja, në skenë del Roberto Firmino, që sot me hat-trick së pari përmbysi, pastaj edhe siguroi fitoren e të kuqve ndaj Arsenalit në Anfield Roadin që festoi në fund gjithçka.

Jurgen Klopp ishte gati të qajë. Ai e pranoi se kur Salah në rezultatin 4-1 lejoi që penalltinë ta shutojë Firmino për të kompletuar hat-trickun, ishte e prekshme për të.

TABELA AKTUALE

Shpirti ekipor, miqësia mes lojtarëve dhe rezultatet mbi gjithçka - dëshmojnë një gjë: Liverpool, ndoshta pengesën kryesore në rrugë drejt titullit e ka në duelin e radhës, pas Vitit të Ri, më 3 janar ndaj Manchester Cityt në Etihad.

Liverpool aktualisht ka 9 pikë më shumë sesa ndjekësi i parë, Tottenham.

Liverpool ende nuk ka pësuar humbje këtë stinor: 20 xhiro = 17 fitore + 3 barazime.

Liverpool është ekipi i vetëm në Premier Ligë që ende nuk ka pranuar përgjatë 2018/19 gola dyshifror në portë. Ekipi ka pranuar vetëm tetë gola në 20 përballje të elitës, ndërsa ka shënuar 48.

Po qe se Klopp me futbollistët e tij e kalon edhe këtë pengesë, atëherë Liverpool do të bëj një hap madhor drejt titullit, të parë që prej sezonit 1989/90.

“Përgjigjja jonë pas golit të pranuar ka qenë e klasit botëror. Në pjesë të dytë e kontrolluam lojën sepse asgjë s’kishte përfunduar, përkundër rezultatit. Salah ia dha penalltinë Bobbyt dhe unë isha gati të qaj. Të gjithë e dimë se sa dëshirë ka Salah të shënojë gola. Por, ai për t’ia mundësuar hat-trickun shokut të skuadrës, ia dha mundësinë nga penalltia,” kanë qenë fjalët e Kloppit pas fitores.



MAN OF THE MATCH:

Roberto FIRMINO (Liverpool)

VLERËSIMET E DERBIT

Notat e lojtarëve: ManUnited - Liverpool

Fotot: premierleague.com

21 October, 2019 @0:10

Adam Lallana i Liverpoolit erdhi nga banka rezervë për të shuar shpresat e Manchester Unitedit për fitore ndaj rivalit të…

KOSOVA NË FUTSALL

Nisin përgatitjet për kualifikime drejt Botërorit

Foto: FFK

20 October, 2019 @23:43

Kombëtarja e Kosovës në futsall e ka zhvilluar stërvitjen e parë në kuadër të përgatitjeve për rrethin e dytë kualifikues…

PRISHTINA (F) - BASHKIMI (F)

Mbrojtja e fortë e Bashkimit (F), sjellë fitore në derbi

FOTO/ Bashkimi (F)

20 October, 2019 @21:31

Një fund fenomenal në ndeshjen derbi në Ligën e Femrave, ndodhi në mes të Prishtinës dhe Bashkimit. Vashat e Prishtinës…

BASHKIMI - PRIZRENI

Derbi i qytetit, i takoi Bashkimit

20 October, 2019 @21:00

Derbi lokal i Prizrenit, i takoi Bashkimit. Bashkimi e mposhti Prizrenin me rezultat 82-73 dhe e përfundoi serinë prej…

DENIZLISPOR - FENERBAHCE

Vedat Muriqi përsëri në skenë

20 October, 2019 @20:29

Sulmuesi i përfaqësueses së Kosovës, Vedat Muriqi, përsëri ishte më i miri në fitoren e Fenerbahçes. Feneri e mposhti Denizlisporin…

Të gjitha lajmet nga