PORTIERI I RI I KOSOVËS
Gjigandi Muriçi nis stërvitjet
13 November, 2018 @20:54
Portieri i ri i Kosovës, Arijanet Muriçi, që pritet të debutojë në duelet e nëntorit me Kosovën, ka filluar stërvijet nën direktivat e Bernard Challandesit në Fadil Vokrri.
Muriçi 198 centimetra i gjatë me fizikusin e tij duket gjigand në fushë dhe pritet të jetë përforcim i klasit të lartë për Kosovën në përballjet vendimtare.
Portieri i dytë i Manchester Cityt, lider i Premier Ligës aktualisht, është që nga viti 2015 pjesë e ekipit anglez, prej ku kishte ardhur nga Grasshoppersi zviceran.
Muriç është 20 vjeçar dhe ditëlindjen e fundit e ka festuar më 7 nëntor.