PËRVOJË NË MESFUSHË

Foto: feronikelifc.com
Milos Krkotic kalon te Feronikeli
16 July, 2019 @11:40
Mesfushori ofanziv që ka qenë pjesë e reprezentacionit të Malit të Zi, Millosh Krkotic, është anëtar i ri i kampionit të Kosovës, Feronikeli.
Feronikeli ka prezantuar dje futbollistin që mund të luaj edhe anësor i majtë në mesfushë, ndërsa 31 vjeçari ka lënë Buduçnostin për tu bërë pjesë e ekipit të Kosovës.
Krkotic para Buduçnostit ka qenë pjesë e ligave të huaja si Bali United në Indonezi, Kukësi në Shqipëri, Metalac në Serbi dhe Dacia në Molldavi.