HARRY MAGUIRE

Foto: premierleague.com
Transferi i madh, United gati
15 July, 2019 @11:57
Qendërmbrojtësi i reprezentacionit të Anglisë dhe i Leicester Cityt, Harry Maguire, është para kryerjes së testeve mjekësore për tu bërë anëtar i ri i Manchester Unitedit.
Mediat britanike kanë raportuar se Leicester City është pajtuar me ofertën prej 80 milionë funtave të Manchester Unitedit, që do të jetë 60 milionë menjëherë dhe 20 të tjera me bonuse përgjatë kohës, shkruan Eurosport sot.
Aty gjithashtu është bërë e ditur se Leicester është duke e konsideruar blerjen e Lewis Dunkut nga Brighton, si zëvendësim për Maguire-in që po merr rrugë drejt Old Traffordit.