MATTHIJS DE LIGT

Pritet të arrijë sot
15 July, 2019 @10:16
Emri më i përfolur i afatit kalimtar veror, Matthijs de Ligt, mund të arrijë sot në Torino, ka bërë të ditur Sky Sport Italia.
Mbrojtësi i shumë-vlerësuar i Ajaxit ka arritur marrëveshje personale me Juventusin javë më parë, ndërsa ekipet janë duke finalizuar detajet e transferit që përflitet të jetë rreth 65 milionë euro plus bonuse të ndryshme varësisht nga performanca e lojtarit.
De Ligt nuk ka udhëtuar me Ajaxin në përgatitje për në Austri, pasi që është afër transferimit. Mediat italiane kanë shkruar se holandezi pritet të arrijë sonte në Torino me aeroplan privat, të pushojë, dhe nesër të shkojë në teste mjekësore në J-Medical.
Kjo do të korrespondonte me ditën kur Cristiano Ronaldo arriti në qytet, para testeve të tija mjekësore, saktësisht një vit më parë te Juventus.