MËRGIM MAVRAJ

Lëndim në përgatitje, mbrojtësi rrezikon shtatorin me kombëtaren
15 July, 2019 @10:05
Qendërmbrojtësi më me përvojë në kombëtaren shqiptare, është lënduar në ndeshjen përgatitore me ekipin e tij dhe kështu pritet të mungojë prej një deri në dy muaj nga fusha e gjelbër.
ORARI, NDESHJET dhe TABELAT DREJT EURO2020
Mërgim Mavraj 33 vjeç ka lënduar shpatullën në përballjen miqësore të ekipit të tij Greuter Furth me Augsburgun, pas një përplasjeje me lojtarin kundërshtar.
Saktësisht ende nuk është bërë e ditur mungesa e tij dhe koha e rikthimit në fushë, por mediat shqiptare kanë parashikuar se ky lëndim mund ta lë atë minimalisht jashtë fushave për një muaj.
ORARI, NDESHJET dhe TABELAT DREJT EURO2020
Në shtator Shqipëria luan dy ndeshje tejet të rëndësishme kualifikuese për EURO 2020. I shkojnë Francën më 7, ndërsa presin Islandën më 10 shtator.