BAYERN MUNCHEN

Foto: fcbayern.com
Leon Dajaku te Bayern Munchen
16 July, 2019 @14:50
Bayern Munchen ka bërë të ditur sot në faqen zyrtare se ka arritur marrëveshje me futbollistin e ri të kombëtares gjermane, Leon Dajaku.
Futbollisti ofanziv 18 vjeçar, që deri tash ka qenë pjesë e Stuttgartit do të forcojë radhët e skuadrës sonë të re, amatore dhe mund të luaj edhe për një vjet me grupmoshat U19, ka bërë të ditur njoftimi i klubit.
“Jam shumë i lumtur që do të kem mundësi të luaj për Bayernin në të ardhmen dhe dëshiroj të jap kontributin tim për një stinor të suksesshëm këtu,” ka thënë Dajaku, që ka nënshkruar kontratë me ekipin bavarez, të gjatë deri më 30 qershor 2023.