TALENTI GJAKOVAR

Foto: prishtinafc.com
Art Maloku te Prishtina
16 July, 2019 @11:57
Qendërmbrojtësi 18 vjeçar i Vëllaznimit të Gjakovës, Art Maloku, është anëtar i ri i nënkampionit të Kosovës, Prishtinës.
Njoftimin e ka bërë dje klubi bardhekaltër nga kryeqyteti për lojtarin që tashmë ka mbrojtur edhe ngjyrat e shpresave të Kosovës.
E mira e Malokut është që përveç pozitës së tij natyrale si qendërmbrojtës, ai mund të mbulojë edhe pjesën e majtë të mbrojtjes, ndërsa për faqen zyrtare të Prishtinës ka thënë se ka realizuar ëndrrën duke kaluar në një klub të madh dhe tashmë do të shikojë për tu ngritur edhe më në karrierë.