THE DRAW

Nesër shorti, këta janë të kualifikuarit
25 February, 2021 @23:26
Europa League nesër do t’i kuptojë çiftet e së tetës së finales së garës, pasi që me sonte ndeshjet e 1/16 së finales së garës morrën fund.
Nga 16 skuadrat që do të marrin pjesë në short, pritet të ketë ndeshje tejet interesante në garë, të cilat do të luftojnë mes vete për të siguruar një vend në çerekfinale.
Shorti i Europa Ligës mbahet nesër në ora 13:00.
Skuadrat që kanë siguruar fazën e së tetës së finales janë: Ajax, Arsenal, Dinamo Zagreb, Dynamo Kyiv, Granada, Manchester United, Milan, Molde, Olympiacos, Rangers, Roma, Shakhtar, Slavia Praha, Tottenham, Villarreal dhe Young Boys.