FUTBOLLISTI I PSGsë
Neymar suspendohet për sezonin e ardhshëm
27 April, 2019 @8:25
Futbollisti brazilian i Paris St Germainit, Neymar, është suspsenduar nga UEFA-ja me tre ndeshje moslojë të sezonit të ardhshëm në gara evropiane.
Suspendimi i Neymarit ka ardhur pas fyerjeve të bëra ndaj referit Damir Skomina në rrjete sociale, ku ky i fundit i kishte dhënë penallti Manchester Unitedit në Parc des Princes, që çoi djajtë e kuq në çerekfinale të garës.
Neymar në këto ndeshje nuk ka mundur t’i ndihmojë ekipit në fushë pasi ka qenë i lënduar.
“Turp! Katër persona që nuk kanë lidhje me futboll, janë duke shikuar VAR për të vendosur ndeshjen,” pat shkruar braziliani ndër të tjera, derisa edhe shtoi, ”Çka mund të bëj ai me duart e tij derisa shpinën e ka të kthyer?”.
PSG kishte fituar në Old Trafford 0-2 dhe ishte e pabesushme që Manchester United të motivohet për 1-3 në Parc des Princes, që ndodhi dhe çoi ekipin e Ole Gunnar Solskjaerit përpara në Ligë të Kampionëve.